Lajme
Kina përpiqej të manipulonte zyrtarët gjermanë me deklarata pozitive ndaj tyre
Qeveria gjermane ka konfirmuar përpjekjet kineze për të ushtruar ndikim te funksionarët gjermanë.
Së fundmi, qeveria gjermane ka konfirmuar përpjekjet kineze për të ushtruar ndikim te funksionarët gjermanë. Ata duhej të bënin deklarata pozitive në publik për Kinën.
Fillimisht kishte raportuar mbi këtë çështje gazeta gjermane “Welt am Sonntag”. Pas një kërkese të deputetes së gjelbër gjermane, Margarete Brause, qeveria gjermane kishte konfirmuar në përgjigjen e saj, se diplomatë kinezë kishin marrë kontakt me zyrtarë federalë gjermanë dhe është bërë fjalë që Berlini të bëjë vlerësime pozitive publikisht mbi Republikën Popullore për menaxhimin e krizës së virusit Corona. Por, nëpunësit gjermanë “nuk i janë përgjigjur” kësaj kërkese, shkruan Ministria e Punëve të Brendshme për deputeten Margarete Bause. Qeveria gjermane i ka vlerësuar përpjekjet e Kinës për zbutjen e pandemisë edhe pa lutjet e Pekinit.
Transparenca e rëndësishme
Sipas qëndrimit të Berlinit, transparenca është mjaft e rëndësishme për luftimin e suksesshëm të pandemisë. Kjo i është “bërë e qartë” edhe Kinës, thuhet në përgjigjen dhënë deputetes gjermane. Përveç kësaj synohet të rritet sensibiliteti për ndikime nga jashtë.
Ambasada kineze në Berlin i ka hedhur poshtë raportimet, sipas të cilave, Kina është përpjekur të ushtrojë ndikim ndaj zyrtarëve gjermanë. Margarete Bause, zëdhënësja e Të Gjelbërve për të drejtat e njeriut e kritikon përgjigjen e Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme. Kjo letër tregon edhe “njëherë më shumë, se qeveria gjermane nuk ngre zërin kundrejt Kinës”, ka thënë ajo për “Welt am Sonntag”. Megjithëse Shërbimi i Jashtëm i BE-së e rendit Kinën ndër vendet “me fushata dezinformimi dhe teori konspirative në drejtim të Coronës”.
Sipas informacioneve të Reuters, Republika Popullore e Kinës përpiqej që të ndalë edhe një raport kritik të BE-së për këtë vend. Dokumenti u publikua në fundjavë, por megjithatë i ndryshuar. Si shtetet e BE-së, ashtu edhe ato të G7-s kanë trajtuar temën e dezinformimit në krizën e Coronës dhe kanë kritikuar Kinën dhe Rusinë. Tanimë në raportin e BE-së bëhet në radhë të parë përgjegjëse Rusia për fushata dezinformimi dhe “në një masë më të vogël”, Kina. /DW/Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?