Lajme

Kina miraton vaksinën e koronavirusit, të kultivuar brenda qelizave të insekteve

Kina ka aprovuar testimin njerëzor për një vaksinë të mundshme koronavirus të kultivuar brenda qelizave të insekteve, tha qeveria lokale në qytetin jugperëndimor të Chengdu të shtunën, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.

Kina është në një garë globale për të zhvilluar vaksina me kosto efektive për të frenuar pandeminë COVID-19.

Përdorimi i qelizave të insekteve për të rritur proteina për vaksinën e koronavirusit – e para në Kinë – mund të shpejtojë prodhimin në shkallë të gjerë, tha qeveria e qytetit të Chengdu në një njoftim në median sociale WeChat.

Vaksina, e zhvilluar nga Spitali West China Hospital i Universitetit Sichuan në Chengdu, ka marrë miratimin nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore për të hyrë në një provë klinike, thuhet në njoftim.

Kur u testua te majmunët, vaksina u tregua se parandalonte infeksionet SARS-CoV-2 pa efekte anësore të dukshme, sipas njoftimit.

Shkencëtarët kinezë tashmë po udhëheqin punën për të paktën tetë vaksina të tjera të mundshme të koronavirusit që kanë hyrë në faza të ndryshme të provave klinike, përcjell tutje albinfo.ch.