Bota

Kina e vërteton: Kim Jong Un ishte për vizitë zyrtare në Pekin

Kjo është vizita e parë e jashtme e Kim Jongut, që nga marrja e detyrës në vitin 2011.

Të martën mediat botërore pretendonin se një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut, i cili ka vizituar papritur Pekinin, mund të ishte vetë udhëheqësi suprem Kim Jong-un. Ai ka shkuar me një tren diplomatik të Koresë së Veriut dhe shoqërohej nga siguri e lartë.

Tani është gjithçka e qartë: Diktatori Kim Jong ishte mysafir te presidenti kinez Xi Jinping!

Kim ka shkuar në Pekin pas ftesës së homologut të tij kinez dhe ka qëndruar atje nga e diela deri të mërkurën. Më pas ka pasur biseda mes grave të dy liderëve: Peng Liyuan dhe Ri Sol Ju. Sipas medias koreanojugore, Yonhap, Kim duhet të ketë ftuar nikoqirët për vizitë në Kore të Veriut, ndërsa Xi ka pranuar ftesën.

Kina është aleati më i ngushtë i vendit të izoluar komunist, megjithatë ka votuar për sanksione kundrejt Penianit, për shkak të testeve bërthamore.

“Çështja e heqjes së armëve bërthamore në gadishullin korean mund të zgjidhet, nëse Korea e Jugut dhe SHBA u përgjigjen me dashamirësi përpjekjeve tona, për të krijuar një atmosferë të paqes dhe stabilitetit,” citohet të ketë thënë Kim, i cili në maj pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.