Lajme
Kina e pranon për herë të parë valën e madhe të infektimeve dhe numër të madh të vdekjeve
Zyrtarët më të lartë shëndetësorë në Kinë kanë pranuar sot për herë të parë se numri i vdekjeve nga Covid-19 është “i madh” dhe se 70% e 25 milionë banorëve të Shangait janë infektuar.
Në të njëjtën kohë, Pekini po paralajmëroi vendet perëndimore për “hakmarrje” pas kufizimeve të vendosura ndaj atyre që udhëtojnë me linjat ajrore nga territori kinez, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Kujtohet se muajin e kaluar qeveria kineze lehtësoi papritur masat drakoniane anti-covid së “tolerancës zero” dhe për pasojë, spitalet u mbushën me pacientë me simptoma të rënda dhe krematoriumet me kufoma.
Por tani zyrtarët kinezë kanë thyer heshtjen dhe kanë pranuar se kanë një numër të madh rastesh pozitive Covid dhe se numri i përgjithshëm i vdekjeve është “i madh”.
Në të njëjtën kohë, një zyrtar i lartë kinez pretendon se 70% e 25 milionë banorëve të Shangait mund të jenë të infektuar me koronavirus.
Megjithatë, zyrtarët kinezë e kanë zvogëluar seriozitetin e situatës, duke theksuar se rritja e madhe e rasteve është regjistruar në vendin më të populluar në botë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











