Lajme

Kina dhe Rusia do të ndërtojnë stacionin e parë hapësinor në Hënë

Kina dhe Rusia kanë njoftuar planet e tyre për ndërtimin e stacionit të parë në Hënë.

Agjencia Ruse e Hapësirës Roscosmos thotë se ka nënshkruar një marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës së Kinës për të zhvilluar pajisje kërkimore në sipërfaqen e hënës, në orbitë ose në të dyja.

Një deklaratë nga agjencitë hapësinore të të dy vendeve thotë se ajo do të jetë në dispozicion për t’u përdorur nga kombet e tjera./bbc