Integrimi
Killias: “Shkalla më e lartë e krimit në mesin e të rinjve me prejardhje të huaj është fakt!”
Kriminologu i njohur Killias konsaton më tutje se djemtë me prejardhje të huaj janë madje më shpesh të përfshirë në delikte se sa kusherinjtë e tyre në vendet e prejardhjes
Martin Killias është njëri ndër kriminologët më të njohur të Zvicrës dhe politikan i SP-së (Partisë Socialdemokrate). Sipas rregullit, politikanët e SP-së si të majtë që janë, njihen për qëndrimin e tyre tolerant dhe integrues ndaj të huajve. Shpesh ata kritikohen nga të djathtët edhe për relativizim të shkallës së kriminalitetit të të huajve.
Ndërkaq Killias në një kolumne të botuar sot në Tages Anzeiger e konfirmon perceptimin që del dhe nga statistikat, për përfshirjen mbiproporcionale të të huajve në kryerje të delikteve.
«Jo, nuk është thashethem»; thotë Killias për këtë perceptim të pranishëm lidhur me shkallën e kriminalitetetit te të huajt, transmeton abinfo.ch Ai thotë se këtë qëndrim mund ta mbështesë edhe me studimet e tij.
Ata që dominojnë në kriminalitet janë meshkujt e rinj dhe ata që bien si viktimë e gjuhës (madje më shumë se atapër shkak të pamjes) që perceptohen si të huaj», shkruan Klillias.
Ai konsaton më tutje se djemtë me prejardhje të huaj janë madje më shpesh të përfshirë në delikte se sa kusherinjtë e tyre në vendet e prejardhjes! Dhe, thekson Killias, kriminaliteti në mesin e të huajve nuk vjen vetëm si pasojë e traumave të luftës. Ai sqaron se rrethanat në të cilat rriten këta të rinj dhe sidomos ata nga vendet e ish Jugosllavisë e bëjnë sjelljen e tyre të dallueshme nga ajo e të tjerëve, albinfo.ch. Në veçanti mungesa e aktiviteteve të strukturuara në kurse të ndryshme si me muzikë, letërsi etj i bën ata të këtillë.
Killias precizon madje se këta të rinj bëjnë më pak sport dhe nëse bëjnë, atëherë vetëm futboll ose boks. Ndryshe, shumica e tyre e kalojnë kohën e lirë duke u sorollatur rrugëve.
Killias ka sulmuar me këtë rast edhe bashkëpartiakët e tij për «tabuizim» të kriminalitetit të të huajve, në kuptimin e relativizimit të një fakti që, sias tij është konkret dhe i dokumentueshëm. Ai kritikon edhe të djathtën konservative, e cila sipas tij shprehet kundër aktiviteteve integruese si ao mizikore etj. të të huajve të moshës së re.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?