Lajme

KH Rahoveci mposht ekipin nga Belgjika, histori në EHF Europe Cup

Klubi i hendbollit, Rahoveci, ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në rrethin e tretë në EHF Europe Cup.

Ekipi nga Rahoveci ka mposhtur skuadrën nga Belgjika, Bocholtin, me rezultat 37-25.

“Kualifikohemi në rrethin e tretë të EHF Europe Cup pasi mposhtim Bocholtin me rezultat 37:25 në Mizahir Isma dhe përmbysim rezultatin e ndeshjes së parë. Djemtë treguan shpirt luftarak, por kjo fitore nuk do të ndodhte kurrë pa përkrahjen tuaj masive”, thuhet në njoftimin e ekipit, transmeton albinfo.ch.