Kosova

KFOR-i tregon se ishte gati të ndërhynte në Zveçan

Përmes një deklarate për media, komanda e KFOR-it ka folur për ngjarjet në veri të Kosovës.

Sipas KFOR, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në përputhje me të drejtat e saj si reaguese e parë.

“Siç është theksuar edhe në deklaratën e KFOR-it të lëshuar më 24 shtator 2023, pas sulmit të kryer kundër Policisë së Kosovës në Banjska, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në përputhje me të drejtat e saj të zbatimit të ligjit, si reaguese e parë. Trupat e KFOR-it ishin të pranishëm në zonë. Ata vëzhguan nga afër situatën dhe ishin të gatshëm të përgjigjeshin, nëse kërkohej. Gjatë gjithë kohës, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i kanë vepruar në koordinim të ngushtë, respektivisht si reagues i parë, i dytë dhe i tretë”, thekson deklarata e KFOR-it.