Kosova

KFOR reagon pas zhvillimeve në veri të Kosovës

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka dalë me njoftim lidhur me tensionet në komunat veriore në Kosovë.

Sipas tyre, pasditen e sotme njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës për të frenuar demonstratat e dhunshme të ndodhura pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën.

“Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.Të trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore të KFOR-it, aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme.