Uncategorized

KFOR-i: Ushtarët turq kanë kryer stërvitje për kontrollimin e turmave dhe trazirave

Misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se ushtarët turq të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale Lindore kanë kryer stërvitjen për kontrollimin e turmave dhe trazirave.

Sipas njofimit në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ata janë gjithmonë të gatshëm për të kryer operacione në përputhje me Rezolutën 1244, përcjell albinfo.ch.

“Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale Lindore, kryejnë stërvitjen e CRC-së. Ushtarët e KFOR-it janë një forcë profesionale e trajnuar mirë, gjithmonë të gatshëm për të kryer operacione në përputhje me Rezolutën 1244 për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.