Lajme
KFOR-i përgënjeshtron “zbarkimin” e amerikanëve në veri
Grupi i ardhshëm Shumëkombësh Luftarak-Lindje, i udhëhequr nga amerikanët, nuk ka zonë të caktuar të përgjegjësive

Pas shkrimit të medieve se trupat amerikane të KFOR-it do të vendosen në veri të Kosovës, ka reaguar KFOR-i të mërkurën nëpërmjet një komunikate për media.
Zëdhënës i KFOR-it, Hans-Dieter Wichter ka bërë të ditur se një transferim i tillë i përgjegjësisë apo autoritetit të planifikuar nuk është bërë.
“Grupi i ardhshëm Shumëkombësh Luftarak-Lindje, i udhëhequr nga amerikanët, i cili përbëhet nga më shumë se dhjetë kombe, nuk ka zonë të caktuar të përgjegjësive, mirëpo mund të zbarkojë gjithkah në Kosovë në korrespondencë me nevojat operacionale dhe nën komandën e komandantit të KFOR-it, gjeneral-majorit Erhard Buehler. Ai vendosë kush do të operojë në veri apo në rajonet tjera në Kosovë”.
Sa i përket nevojave operacionale, sipas zëdhënësit Wichter, duhet të merret parasysh se në kampin e Novosellës, në veri të Kosovës, në të ardhmen një kompani franceze, një marokene dhe një gjermane gjithashtu do të zbarkojnë për operacione në rajonin verior nëse do të jetë e nevojshme.
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare” Anna Kove dhe Fate Velaj mbi përkthimin dhe Letërsinë Gjermano-Shqiptare...
-
Për 17 vjet, diaspora dërgoi 13.7 miliardë euro në Kosovë
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme
-
Milano: Arrestohet 33 vjeçari shqiptar, ishte pjesë e një organizate kriminale
-
Kurti thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani: Korrigjoni dokumentet
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pronarët e qenve në panik për vjedhjet e kafshëve shtëpiake Ka pasur një rritje të ndjeshme të vjedhjeve të qenve në Zvicër gjatë javëve të fundit....
-
Gjigandi farmaceutik zviceran Roche bashkëpunon me Zealand Pharma për trajtimin e ri të obezitetit
-
Arrestohet një zviceran për sulmet me bomba në Gjenevë
-
Dëshira për targa speciale në Zvicër ka grackat e saj
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme