Kosova
KFOR-i konfirmon shtimin e patrullimeve në veri
Mediat gjatë ditës kanë raportuar për prani të shtuar në veri të vendit, duke aluduar edhe për një ndërhyrje të mundshme për të zhbllokuar rrugët në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat janë të bllokuara tash e një javë nga serbët.
Zyra për Informim e KFOR-it ka thënë se gjitha këto janë patrullime rutinore, veçse tani është rritur numri dhe kohëzgjatja e patrullimeve që po bëhen në gjithë Kosovën, duke përfshirë edhe veriun.
Në deklaratën e KFOR-it thuhet se ata po monitorojnë nga afërsi situatën në Kosovë dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij.
“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, duke përfshirë edhe Kosovën Veriore”, thuhet në përgjigjen KFOR-it për mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës