Kosova

KFOR-i intervenon në shuarjen e zjarreve në Kosovë e Shqipëri

Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO ka reaguar të enjten në shuarjen e zjarreve në Shqipëri dhe Kosovë.

Nëpërmjet një komunikate të enjten, KFOR-i tha se ka reaguar në fshatin Babaj Boks në Gjakovë dhe në Shqipëri për të neutralizuar rrezikun e zgjerimit të zjarreve.

“Asestet e KFOR-it vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i ka shtuar se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij për të ofruar mjedis të sigurt./Albinfo.ch/