Futboll
KF Prishtina nga Berna fiton kupën e Unionit të klubeve shqiptare në Zvicër
Ndeshja finale e zhvilluar në mes KF PRISHTINA Bernë dhe KF BESA Biel/Bienne në stadiumin e Derendingenit përfundoi me rezultatin 1:0 për KF PRISHTINA nga Berna.
Kupën e Unionit 2024 e fitoi ekipi i KF Prishtina nga Berna, ndërsa vendin e dytë e zuri KF BESA nga BIEL-BIENNE.
Medaljet për të dy skuadrat u ndanë nga kryetari Feti Demolli në emër të Unionit të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi si dhe Hamdi Reçica, drejtor i departamentit për diasporë në MPJD të Republikës së Kosovës.
Ky është aktualisht aktiviteti i vetëm që klubet shqiptare në Zvicër e zhvillojnë në kuadër të Unionit të këtyre klubeve.
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur