Lajme

Këto shtëpi në Zvicër po shiten nga një dollar secila

Nëntë shtëpi prej guri, me pamje kah liqeni kanë dalë në shitje me çmimin 1 CHF (ose një dollar) në pjesën ‘italiane’ të Zvicrës, por me kusht që blerësit më pas t’i rinovojnë ato.

Siç shkruan swissinfo.ch, komuna e Gambarongo-s, në këtë mënyrë synon rigjenerimin dhe zhvillimin e rajonit malor të Sciaga-s.

Përmes këtij projekti, ideja është që një grup i shtëpive të shndërrohen në një strehë alpine dhe atraksion turistik, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë, individët do të mund t’i blejnë me një çmim simbolik, por duhet t’i rinovojnë ato në një afat kohor të arsyeshëm dhe në një stil të përshtatshëm.

Përndryshe, mali Sciaga, që është pjesë e fshatit Indemini, është ndër zonat më të largëta në kantonin jugor të Ticinos. Ndërkaq, ndërtesat tipike nga guri, përbëjnë qendrën historike të fshatit Indemini.

(Marrë me shkurtime nga swissinfo.ch)