Kuriozitete
Këto janë vendet me më së shumti milionerë: Zvicra, e shtata
Si kriter për tu konsideruar milioner është posedimi i një pasurie me vlerë prej mbi një milion dollarësh amerikanë pa përfshirë banesën ose shtëpinë ku banon personi
Pasuria që e zotërojnë milionerët dhe miliarderët vitin e kaluar ka arritur në një lartësi rekorde. Miliarderët dhe milionerët e gjithë botës, të marrë së bashku, kanë një pasuri prej 63.500 miliardë dollarë amerikanë. Kjo del nga raporti botëror i pasurisë, i përpiluar nga kompania këshillimore “Capgemini”, shkruan cash.ch.
Trendi i rritjes së numrit të njerëzve të pasur që po shënohet në gjithë botën, ështe regjistruar edhe në Zvicër, ndonëse me ritëm më të ulët, transmeton albinfo.ch. Këtu, gjatë vitit 2016 kjo kategori qytetarësh është rritur për edhe 5500 milionerë të rinj, që është një rritje prej 1.5 për qind. Me këtë rritje, Zvicra ka gjithsej 363.900 milionerë. Rritja e numrit të milionerëve në botë ndërkaq gjatë vitit 2016 ka qenë 7.5 për qind.
Në ranglistën e bërë sipas numrit të të pasurve, Zvicra zë vendin e shtatë në botë. Sigurisht, kjo listë udhëhiqet nga SHBA, e cila kishte 4.6 milionerë. Pas saj vijnë Japonia, (2,9 Mio) Gjermania (1,3 Mio) Kina (1,1 Mio), Franca (579’000) dhe Britania e Madhe (568’000).
Duhet pasur parasysh këtu se vendet e radhitura më lart, kanë shumëfish më tepër banorë se sa Zvicra. Së këndejmi, numri prej 363.900 milionerëve që ka Zvicra e 8 milionë banorëve është përpjestimisht shumë më i madh se ai i 1,3 milionë sa ka Gjermania me mbi 80 milionë banorë, shkruan albinfo.ch. I ngjashëm është përpjestimi edhe me vendet tjera të përmendura më lart.
Si kriter që duhet plotësuar për tu konsideruar milioner është posedimi i një pasurie me vlerë prej mbi një milion dollarësh amerikanë. Por, në këtë pasuri nuk duhet të përfshihet banesa ose shtëpia në të cilën banon personi dhe as pikturat ose automjetet luksoze që i zotëron ai.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë