Jeta në Zvicër
Këto janë vendet me fuqinë më të madhe dhe më të vogël blerëse
Cilat vende, shtete kanë fuqinë më të madhe blerëse dhe cilat më të voglën, sa ka dallime në mes shteteve dhe sa brenda vet shteteve? Përgjigjet për këto dhe pyetje tjera të kësaj atyre i jep një studim i publikuar nga RegioDataResearch. Një përgjigje përmbledhëse është se dallimet në fuqinë blerëse në mes vendeve të Evropë sa vjen e po shtohen.
Kështu, qytetari mesatar i vendit me fuqinë blerëse më të madhe, Lihtenshtajnit, ka në dispozicion 50.000 euro në vit, ndërsa një qytetar në një zonë rurale të Republikës së Moldavisë, vetë 1000 euro, po ashtu në vit.
Sipas studimit në fjalë që e përcjell albinfo.ch, në vendet veriperëndimore të Evropës jetojnë të pasurit ndërsa në ato juglindore, të varfrit. Ndërsa po sipas këtij studimi, në të gjitha vendet e Evropës banorët e qyteteve janë më të pasur se ata të fshatrave. Përjashtim këtu bën vetëm Zvicra. Në këtë vend ku jetojnë veçanërisht shumë njerëz të pasur, ata janë të përqendruar kryesisht në zona rurale, larg qytetit. Njëra ndër arsyet është se sistemi tatimor u mundëson të pasurve që në komunat e vogla të paguajnë tatime më të ulëta.
Nga 10 regjionet evropiane me fuqinë më të madhe blerëse, 5 janë në Zvicër dhe pastaj vijnë Lihtenshtajni, Luksemburgu, dy regjione jugore të Norvegjisë dhe Londra, pjesa qendrore e saj. Nga ana tjetër, ndër 10 regjionet me fuqi më të vogël blerese, 5 janë në vendet e ish Jugosllavisë dhe në Shqipëri si dhe në regjione kurde të Turqisë e në mesin e dhjetëve bëjnë pjesë edhe regjione nga Moldavia dhe Ukraina.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë