Kuriozitete
Këto janë ushqimet më të dëmshme që i mbajmë në frigorifer
Tanimë dihet që mish i kuq, produktet që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer janë shkaku numër një i problemeve shëndetësore dhe shumë sëmundjeve serioze. Gjithsesi, shumica prej nesh i mbajmë këto ushqime në frigorifer dhe i konsumojmë gati çdo ditë.
Sipas WEBmed, lista e ushqimeve, të cilat zakonisht i mbajmë në frigorifer dhe janë të dëmshme për shëndet janë:
Majoneza- Ka përqindje të lartë të yndyrës, prandaj është shumë e dëmshme për organizmin. Është e këshillueshme që të shmanget përdorimi i majonezës, mirëpo nëse jeni adhurures të saj, atëherë së paku reduktoni sasinë e konsumit.
Mishi i përpunuar- Sipas shumë studimeve të bëra deri më tani, mishi i përpunuar duke përfshirë virshllet, sallamin dhe produktet e tjera të tij, janë shkaktari numër një i disa llojeve të kancerit. Duke marrë parasysh që konsumimi i mishit është shumë i lartë, është e rëndësishme që të keni parasysh rreziqet që ai shkakton dhe të reduktoni përdorimin e tij.
Salcat- Pa dyshim që janë shtesa të shkëlqyera për sallatat dhe pastat, mirëpo përmbajtja e tyre është shumë e dëmshme për shëndetin. Në vend të këtyre salcave provoni të përdorni vajra të ndryshëm bimorë, të cilët nuk kanë dëme shëndetësore.
Margarina- Është lloji më i dëmshem i yndyrnave. Përdorimi i saj shkakton rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak, prandaj nuk rekomandohet sidomos për njerëzit që kanë probleme me zemër.
Patatinat- Shumica prej nesh, i shohin patatinat si një “snack”’ të shkëlqyer për t’u konsumuar pas darkës dhe i mbajmë në shtëpi. Një porcion i vogël i tyre përmban më shumë se 11 gramë yndyrë dhe acide të ngopura yndyrore, të cilat kanë një efekt të tmerrshëm për shëndetin.
Produktet e tjera, që nuk duhet konsumuar shpesh dhe ekspertët këshillojnë të mos i mbani në frigorifer janë: pijet me gaz, tortat, dhe produktet e qumështit më shumë yndyrë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?