Kuriozitete
Këto janë qytetet më “inteligjente” të botës
Në krye të listës “Smart-Cities-Index 2017” ka zënë vend Kopenhaga, kryeqyteti i Danimarkës. Cyrihu kësaj radhe është renditur i katërti ndërsa Gjeneva, e nënta
Cilit qytet të botës i takon e ardhmja? Kompania Easy park ka analizuar 500 metropole në gjithë botën për të zgjedhur 100 prej tyre në “Smart-Cities-Index 2017”. Siç ndodh pothuaj në çdo ranglistë, qytetet zvicerane nuk bën të mungojnë në 10-shen e parë, shkruan albinfo.ch. Madje, Cyrihu kësaj radhe është renditur i katërti ndërsa Gjeneva, e nënta.
Kategoritë e analizuara për këtë ranglistë janë interneti highspeed (i shpejtësisë së lartë), mobiliteti inteligjent, qëndrueshmëria, digjitalizimi dhe kualiteti jetësor. Në krye të listës ka zënë vend Kopenhaga, kryeqyteti i Danimarkës. Atutë me të cilat ky qytet e ka merituar vendin e parë janë ekonomia e orientuar nga e ardhmja, disponueshmëria e “smart parkingjeve”, energjia e pastër dhe hapësirat e gjera të gjelbëruara.
Pas Kopenhagës dhe para Cyrihut, në ranglistë janë Singapuri dhe Stokholmi.
Cyrihu radhitet lart kryesisht falë “ndërtesave inteligjente” dhe kualitetit të lartë jetësor, transmeton albinfo.ch. Në këtë pikë ai është i vetmi qytet i botës që merr notën maksimale 10.
Cyrihu qëndron mjaft mirë edhe në kriterin e qëndrueshmërisë dhe në atë të ekonomisë inovative. Ndërkaq, sa i përket shpejtësisë së internetit, metropoli zviceran radhitet shumë poshtë, në vendin e 66-të! Po kështu, madje pak më keq, kalon Cyrihu edhe në kriterin e hotspoteve të WIFI-së, në vendin e 67-të. Në këtë pikë, Gjeneva ia kalon dukshëm, duke u ngjitur në vendin e 14-të.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih