Kosova
Këto janë profesionet më të paguara në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për nivelin e pagave për periudhën 2012-2019. Sipas këtij raporti, paga mesatare bruto në Kosovë gjatë vitit 2019 ishte 602 euro.
Kjo agjenci ka dhënë detaje edhe për punët që paguhen më së shumti në vend. Bazuar në këtë raport, paga më e lartë është për ata që merren me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar. Për këtë punë, paga mesatare bruto është 923 euro.
Paga të larta kanë edhe ata që merren me informim dhe komunikim, të cilët kanë pagë bruto gati 800 euro.
Keq me paga nuk qëndrojnë as ata që merren me xehetari dhe gurëthyes. Paga mesatare bruto për këtë aktivitet ekonomik është mbi 650 euro.
Sipas raporti të ASK-së, paga më të ulët kanë ata që merren me akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim, të cilët kanë pagë mesatare 256 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit Debati (në gjuhën angleze) do të moderohet nga Prof. Dr. Christoph Frei, profesor i njohur i...
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
-
Itali: “Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në festivalin ‘Castelli Romani’
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu do të rrisë tarifat e parkimit për makinat e rënda Çmimi i lejes së parkimit të rezidentit të ‘zonës blu’ në Cyrih do të varet nga...
-
Për 50 vjet numri i personave të punësuar në Zvicër u rrit nga 2.8 milionë në 4.8 milionë
-
Gjykata Federale: Një sulm ‘i vogël’ seksual nuk mund të shkurtojë dënimin me burg
-
Cilat kantone në Zvicër kanë pagën minimale më të lartë?
-
Primet e sigurimeve shëndetësore janë rritur 40 për qind në 10 vjetët e fundit