Lajme

Këto janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024, sipas Henley & Partners

Pasaporta e Zvicrës është e fuqishme, por të tjerat janë më të forta

Mësohet se qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Singaporit dhe Spanjës mund të lëvizin në 194 destinacione në mbarë botën, numri më i lartë i regjistruar që kur Indeksi i Pasaportave Henley filloi të gjurmonte liritë e udhëtimit global për 19 vjet, transmeton albinfo.ch.

Indeksi është krijuar nga firma këshilluese për shtetësinë dhe vendbanimin global me bazë në Londër Henley & Partners, duke përdorur të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024:

Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Singapori, Spanja (194 destinacione).

Finlanda, Koreja e Jugut, Suedia (193 destinacione)

Austria, Danimarka, Irlanda, Holanda (192 destinacione).

Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar (191 destinacione)

Greqia, Malta, Zvicra (190 destinacione)

Republika Çeke, Zelanda e Re, Polonia (189 destinacione).

Kanadaja, Hungaria, Shtetet e Bashkuara (188 destinacione).

Estonia, Lituania (187 destinacione)

Letonia, Sllovakia, Sllovenia (186 destinacione)

Islanda (185 destinacione).