Lajme
Gabimet që bëni kur hani mëngjes, ja çfarë duhet të shmangni
Ekspertët shëndetësorë thonë se mëngjes është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ushqimet që hamë në mëngjes do të përcaktojnë mbarëvajtjen e gjjithë ditës, por kanë një ndikim afatgjatë në shëndet.
Për të marrë përfitimet maksimale të këtij vakti, këshillohet të shmangni 8 gabimet e mëposhtme:
Mungesa e vëmendjes tek ushqimi
Mungesa e kohës dhe ritmi i shfrenuar i ditës mund t’ju lërë pak mundësi për të ngrënë mëngjes. Ngrënia në këmbë, shpejt e shpejtë ose nëpër shkallë mund të shuajë urinë përkohësisht. Nëse nuk e keni mendjen në sasinë dhe llojin e ushqimit do të hani pa kriter por do të rrisni rrezikun e mbipeshës dhe sëmundjeve të zemrës.
Mungesa e proteinës
Në shumicën e kohës, vakti i mëngjesit është i pasur me karbohidrate. Ky është një fillim i gabuar i ditës sepse mëngjesi i mirë duhet të jetë i pasur me proteina. AgroWeb.org ju këshillon se proteina gjendet tek vezët, gjiza, djathi, tërshëra dhe kosi.
E bardha e vezës
E bardha e vezës mund të ketë pak kalori dhe proteinë, por e verdha është plot me amino acide omega-3 dhe antioksidantë që ushqejnë trupin dhe e mbrojnë atë nga radikalet e lira.
Mangësi në racion
Ngrënia e një vakti të pasur dhe të ekuilibruar në ushqyes është i rëndësishëm për gjithë ditën. Ekspertët thonë se është më mirë të hani racione të bollshme në mëngjes se në darkë. Studimet thonë se një vakt i bollshëm me proteina ndihmon në menaxhimin e diabetit të tipit 2.
Më pak yndyrë
Nëse keni vendosur të qëndroni larg yndyrnave, duhet të dini se kjo ju bën më shumë të shtoni në peshë. Jo të gjitha yndyrnat janë të këqija. Mëngjesi ideal duhet të jetë i balancuar me yndyrna të shëndetshme dhe proteinë. Ato i gjeni tek avokadi, farat chia, veza e plotë dhe gjalpi i kikirikut.
Mëngjesi i vonë
Nëse e shtyni mëngjesin më vonë pasi të keni bërë dush, veshur e dalë nga shtëpia, atëherë nuk jeni në rrugë të mbarë. Mëngjesi duhet ngrënë deri një orë pas zgjimit. Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që hanë një mëngjes të pasur me proteina rreth orës 06:00 deri në 09:45 kanë më pak gjasa të shtojnë në peshë se ata që hanë mëngjes pas orës 10.
Drithërat direkt nga kutia
Drithërat e mëngjesit janë të mbushura me sheqer. Sasia e shëndetshme e tyre është një filxhan çaji, por nëse i hidhni ato direkt nga kutia do të hani më shumë.
Kafeja para bukës
Pirja e kafesë me stomak bosh rrit prodhimin e aciditetit në stomak. Njerëzit që kanë një stomak të ndjeshëm mund të vuajnë nga tretja problematike, urthi dhe problemet me zorrët. Prandaj rekomandohet që kafeja të pihet pas ngrënies.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra