Kuriozitete

Këto janë çiftet më të pasura në botë

Ka çifte që për dallim nga sukseset e tyre nëpër industri të ndryshme arrijnë të jenë bashkë të lumtur teksa krijojnë “perandori” së bashku

Disa njerëz i kanë të gjitha.

Zhvillimi i një karriere të suksesshme apo e një martese të suksesshme ka sfida të shumta, por zhvillimi i të dyjave mund të shpije në një status të lartë ekonomik për një çift.

Kalimi i kohës me njëri-tjetrin për këto çifte do të jetë më i vështirë për shkak të punës së tyre.

Megjithatë, ka çifte që për dallim nga sukseset e tyre nëpër industri të ndryshme arrijnë të jenë bashkë të lumtur teksa krijojnë “perandori” së bashku.

“BusinessInsider” ka renditur shtatë nga çiftet më të pasura në botë:

Tom Brady dhe Gisele Bundchen

Pasuria në vlerë 540 milionë dollarë

Brady është lojtari i tretë më i paguar në histori të NFL, ndërsa Bunchen modelja më e paguar në botë në vitin 2016.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner

Pasuria në vlerë mes 207 milionë dollarëve dhe 762 milionë dollarëve

Vajza e presidentit të SHBA-së Donald Trump është këshilltarja kryesore e tij në Shtëpinë e Bardhë. Kushner  është këshilltar i Trumpit dhe ndër pronarët e kompanisë Trump.

Beyoncé dhe Jay-Z

Pasuria 1.16 miliardë dollarë

Të dy janë ndër këngëtarët më të njohur në botë.

Evan Spiegel dhe Miranda Kerr

Pasuria 3.44 miliardë dollarë

Evan Spiegel është themeluesi i Snapchatit, ndërsa modelja Miranda Kerr për shumë vjet mbetet ndër më të njohurat në botë.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan

Vlera e pasurisë 74.2 miliardë dollarë

Zuckerberg është themeluesi i Facebookut, ndërsa me gruan e tij Prischilla Chan është që nga fillimi i karrierës.

Bill dhe Melinda Gates

Pasuria në vlerë 89.6 miliardë dollarë

Bill Gates është pronar i Microsoftit, ndërsa bashkë me Melindan kanë krijuar fondacionin Bill&Melinda Gates ku kanë dhuruar miliarda dollarë.

Jeff dhe Mackenzie Bezos

Vlera e pasurisë 92.7 miliardë dollarë

Aktualisht, Jeff Bezos është personi më i pasur në botë. Themeluesi i Amazonit është i martuar qe 24 vjet me shkrimtaren Mackenzie Bezos.