Shqipëria

Këto janë 5 komunat ku Vetëvendosje fitoi mbi 60 për qind të votave

Tashmë dihet se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës që u mbajtën të dielën e 14 shkurtit.

Kjo parti ka fituar shumicën e komunave, madje në disa nga to duke fituar 60 për qind të votave, sipas rezultateve preleminare të publikuara nga KQZ-ja.Vetëvendosje ka fituar kryeqytetin Prishtinën me 64,09%, Gjilanin me 63,24%, Mitrovicën Jugore me 63,04%, Vushtrrinë me 60,08% , Ferizajin me 60,59%.

Pa llogaritur votat me kusht, të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje numëron 378 mijë e 550 vota, që në përqindje i bie 47,85% të votave të përgjithshme. E dyta në këto zgjedhje doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 17.24% të votave.

E treta u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.10% të votave, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 7.39% të votave. Kujtojmë që Nisma Socialdemokrate dështoi ta kalojë pragun zgjedhor. Në zgjedhjet e së dielës kjo parti mori vetëm 2.58% të votave.