Kosova

20 shtetet, të cilat Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë

Austria, Italia dhe Franca, ndër shtetet me rrezikshmëri për Covid 19

Shtetet, të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Covid 19 janë: Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjikë, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni dhe Portugalia, shkruan albinfo.ch.

Të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vetizolim. /Albinfo.ch