Futboll

Këto ishin top 13 transferimet e lojtarëve shqiptarë në afatin kalimtar të janarit

Duket se afati kalimtar i janarit ka qenë i frytshëm edhe për lojtarët shqiptarë që disa prej tyre kanë ndërruar klube.

Në theks të veçantë transferimi më i bujshëm ishte ai i Amir Rrahmanit që nga Verona ka nënshkruar me Napolin.

Ndryshim ekipi bëri edhe Valon Berisha që ka kaluar nga Lazio te klubi gjerman Fortuna Dusseldorf në huazim.

 

Valon Berisha (Foto: Fortuna Dusseldorf/Twitter)

Tjetër lojtar i Kosovës që në ditën e fundit ndërroi ekip është Florent Hadergjonaj, që kaloi nga Hudddersfild te Kasimpasa në Turqi, shkruan Telegrafi.

Me klube të reja janë bërë edhe dyshja veterane, Valon Behmrani e Blerim Xhemaili.

Futbollistët e kombëtares shqiptare nuk kanë bërë lëvizje të mëdha, përveç Eros Grezdës që la Rangersin për Osjekun.

Më poshtë i gjeni shumicën e transferimeve të lojtarëve shqiptarë në këtë afat kalimtar dimëror.

Amir Rrahmani (Verona – Napoli)

 

 

Valon Berisha (Lazio – Fortuna Dusseldorf)

 

Florent Hadergjonaj (Huddersfield – Kasimpasa)

 

Rey Manaj (Albacete – Barcelona B)

 

Florian Kamberi (Hibernian – Rangers)

 

Jasir Asani (Partizani – AIK)        

 

Eros Grezda (Rangers – Osjek)

 

Blerim Xhemaili (Bologna – FC Shenzen)

 

Riza Durmishi (Lazio – Nice)

 

Valon Behrami (pa ekip – Genoa)

 

Florian Loshaj (Politehnica Iași – Cracovia)

 

Egzon Bejtullai (Shkëndija – Helsingborgs IF)

 

Frederik Veseli (Empoli – Le Mans)