Kosova
Fluturimet që do të realizohen sot në aeroportin ‘Adem Jashari’
Pesë fluturime në nisje nga Prishtina.
Është bërë e ditur se në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës më nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes aeroportit “Adem Jashari”.
Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe të gjithë udhëtarët mund të ktheheni në shtetet ku jetonin me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” njoftoi se për sot do të realizohen pesë fluturime në nisje.
Prishtinë – Zurich, 2 fluturime
Prishtinë – Munich, 1 fluturim
Prishtinë – Dusseldorf, 2 fluturime
Nga aeroporti kanë kërkuar që udhëtarët të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacione shtesë, përcjell albinfo.ch.
Sot aeroporti i Prishtinës ka dal me një njoftim të radhës
NJOFTIMI I RADHES!!!
VENDIMI I RI NGA QEVERIA E REPUBLIKES SE KOSOVES
Të nderuar udhëtarë,
Ju njoftojmë me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me fluturime
Sipas vendimit të kaluar ku të gjitha fluturimet në arritje (me udhëtarë) në ANP “Adem Jashari” që nga data 16 Mars 2020 të ndërpriten, përveç atyre ushtarake dhe mjekësore, tani, kemi vendimin e datës 18 Mars 2020 që ndryshon si vijon:
Fluturimet mund të realizohen ne arritje EDHE me udhëtarë por që bartin vetëm qytetarët me nënshtetësi Kosovare apo stafin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të cilët s’kanë pasur mundësi të kthehen në Kosovë përshkak të vendimit paraprak nga Qeveria e Kosovës.
Megjithatë, këto fluturime duhet të marrin leje speciale (të posaqme) nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës.
Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 14 Qershor 2020, në rast se nuk ka ndryshime në bazë të relomandimeve të autoriteteve përkatëse.
Vemendje:
PER INFORMATA SHTESE JU LUSIM TE KONTAKTONI VETEM ME ZYRET E AMBASADAVE TE KOSOVES NE SHTETET PERKATESE KU NDODHENI !
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?