Lajme
Ç’do të shtjellohet sot në konferencën virtuale DIASPORA FLET 2020
Sot, më 19 nëntor, duke filluar nga ora 19:00, në konferencën virtuale DIASPORA FLET 2020 mbahet paneli i diskutimit me temën ‘Diplomacia publike dhe digjitale’, moderuar nga Gëzim Visoka, me panelistë: Ditmir Bushati, Ermelinda Kanushi, Drilon Gashi, Lendita Haxhitasimi dhe Ibrahim Makoll.
Kuptimi dhe influencimi i qëndrimeve publike, përtej diplomacise tradicionale të qeverive, ka një rëndësi të madhe në rendin e sotëm botëror.
Diplomacia publike mund të përbëjë një faktor thelbësor në pëlqimin, refuzimin apo perceptimin se si një vend, qytetarët dhe politikat e tij mund të ndikojnë dhe të ndryshojnë qëndrimet dhe vendimet e të tjerëve.
Çfarë do të thotë publik (përfshirë këtu përdorimin e burimeve të internetit – Diplomacinë digjitale) për shqiptarët në shekullin 21?
Ku qëndrojmë ne në epokën e re digjitale?
A po i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet në dispozicion për të markuar vendet tona në sferën digjitale si një komunitet i lidhur?
Cila është situata aktuale e shqiptarëve në botën multilaterale, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë?
Ku qëndrojmë ne për sa i përket legjitimitetit sipas parimeve ne marrëdhëniet ndërkombëtare?
Këto janë disa nga pyetjet që do të kërkojnë përgjigje përmes këtij paneli, ku folës do të jenë diplomatët dhe studiues të politikës ndërkombëtare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara