Shqipëria
Këtë vit në Durrës pati shumë jahte turistikë
Agjencia e lajmeve shtetërore e Shqipërisë në një shkrim të publikuar për sezonin turistik 2018 thotë se këtë vit vetëm porti i Durrësit ka pritur më shumë jahte se sa të gjitha vitet paraprake nëse i mbledh së bashku.
Numri i jahteve turistike që janë ankoruar në portin më të madh të Shqipërisë që nga fillimi i vitit 2018 tashmë e ka tejkaluar shifrën vjetore të viteve paraprake.
“Jahtet janë ankoruar kryesisht në vendet e Terminalit të Mallrave Gjenerale.Nga të dhënat operative të Sektorit të Statistikave, që nga 1 janari 2018 në kalatat 1, 2, 4 dhe 5 janë ankoruar 296 jahte të përmasave të ndryshme. Ndërsa në vitet e kaluara ishin ndalur 294 jahte gjithsej”, kanë thënë zyrtarët doganor të portit.
Vetëm gjatë periudhës 1-22 gusht 2018 në Durrës kanë qëndruar për periudha deri në një javë 63 jahte me flamurë të vendeve të ndryshme të botës. Turistët dhe drejtuesit e jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike dhe muzeale të qytetit bregdetar.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’