Shqipëria

Këtë vit janë riatdhesuar 3 mijë shqiptarë

Mbi 3 mijë persona janë kthyer nga policia kufitare në Shqipëri në pikat kufitare, duke filluar nga 1 janari deri më 28 shkurt.

Për periudhën dymujore, policia shqiptare thotë se midis shifrave 246 persona janë të mitur, përcjell albinfo.ch.

“Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e rikthimit të shtetasve shqiptarë, në bashkëpunim me FRONTEX dhe me vendet e destinacionit për periudhën 1 janar – 28 shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga këto shtatë operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX”, thuhet në njoftim.

Për periudhën 1 janar – 28 shkurt 2018 janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se është intensifikuar mbikëqyrja e kufirit për parandalimin e kalimeve të paligjshme. Gjatë kësaj periudhe janë kapur 311 shtetas shqiptarë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjithashtu janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.