Lajme
Këtë vit, 67 mijë aplikues më shumë nga diaspora
Në total numri i aplikacioneve nga jashtë vendit ka qenë 130, 168, por vetëm 102,100 i kanë plotësuar kriteret ligjore
Referuar të dhënave, 102,100 qytetarë janë regjistruar dhe verifikuar në KQZ për të votuar nga jashtë, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019, kur ishin 35,087 të regjistruar, transmeton albinfo.ch.
Në një prononcim për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar numrin e aplikacioneve dhe se si ka vajtur ky proces.
“Në këtë proces zgjedhor kemi një numër rekord të qytetarëve që janë regjistruar suksesshëm nga jashtë për të votuar, për dallim nga herët e kaluara. Numri i atyre që kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë vendit është 102,100 dhe të cilët kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike”, tha Elezi për Klan Kosova.
Në total numri i aplikacioneve nga jashtë vendit ka qenë 130, 168, por vetëm 102,100 i kanë plotësuar kriteret ligjore, sipas Elezit.
“Pra janë refuzuar diku 28,068 aplikacione për arsye që mund të ndahen në dy grupe: 15,933 janë refuzuar për shkak se kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit për regjistrim, ndërsa 11, 164 aplikues janë refuzuar për shkak se nuk e kanë dëshmuar identitetin ose zotësisë juridike”.
“Në zgjedhjet e vitit 2019 kanë aplikuar 40, 313 persona dhe pas verifikimit janë aprovuar 35,087, ndërsa 20,200 persona kanë dërguar pakon me postë. Në këto zgjedhje të shohim se sa do të jetë numri i atyre që do të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime përmes postës”, shtoi ai.
Votimi për qytetarët jashtë vendit ka filluar më 2 shkurt dhe do të përfundojë më 12 shkurt, sipas ligjit në fuqi.
Ligji obligon që fletëvotimet të pranohen nga KQZ-ja 24 orë para ditës së zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra