Kosova
Këtë muaj Austria dërgon kontingjentin e 50-të të ushtarëve në misionin e KFOR-it në Kosovë
Ministrja austriake e Mbrojtjes, Claudia Tanner, ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji në misionin e KFOR-it do të dërgohet kontingjenti i 50-të i ushtarëve austriakë, në të cilin do të shërbejnë 190 ushtarë.
Komandanti i kontigjentit të ri do të jetë Bernhard Gruber, shkruan bundesheer.at.
“Austria është e përkushtuar të marrë pjesë në mënyrë aktive në tejkalimin e krizave dhe sigurimin e paqes përmes operacioneve ndërkombëtare të paqes në mënyrë që të përballet me sfidat e reja të shekullit të 21-të. Zgjidhja e problemeve aktuale të sigurisë kërkon bashkëpunim të ngushtë në nivel evropian dhe ndërkombëtar. Përveç kësaj, duke pasur parasysh përgjegjësinë parësore për mbrojtjen ushtarake kombëtare, pjesëmarrja në operacionet e paqes ndërkombëtare është prioritet i lartë për Ushtrinë Federale. Ushtarët austriakë gjithmonë e kanë dëshmuar veten si partnerë të besueshëm në Kosovë dhe jam e lumtur që ky kurs po vazhdon me rotacionin e kontingjentit të 50-të”, ka thënë Tanner, transmeton albinfo.at.
Ndryshe, Ushtria Federale Austriake është përfshirë në Kosovë që nga 2 korriku 1999.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut