Uncategorized
Këtë javë nuk ka kolona në kufirin Kosovë-Serbi
Sipas Qendrës Kombëtare për Raportim Kufitar, deri në mesditë, është pika kufitare në Merdar ajo që ka pasur numrin më të madh të hyrjeve në Kosovë. Sipas këtij raportimi, në Merdar ka pasur kolona prej 100 metra në hyrje ndërsa në dalje nuk rezulton të ketë pasur pritje
Bashkatdhetarët që kanë ardhur dhe që po vazhdojnë të vijnë në Kosovë për pushimet e verës, janë befasuar për të mirë gjatë këtij vikendi. Ata nuk kanë pritur fare, ose shumë pak në pikë kalimin kufitar në Meradare, i cili për vite të tëra ka qenë “ferr” për ta. Po ashtu nuk janë regjistruar kolona as pikë kalimet tjera kufitare.
Sipas raportimit të Qendrës Kombëtare për Raportim Kufitar, deri në mesditë, është pika kufitare në Merdar ajo që ka pasur numrin më të madh të hyrjeve në Kosovë për ditën e diel. Sipas këtij raportimi, në Merdar ka pasur kolona prej 100 metra në hyrje ndërsa në dalje nuk rezulton të ketë pasur pritje, citon KP.
Ndërkaq, e vetmja pikë kufitare që ka regjistruar kolona në dalje është ajo e Hanit të Elezit me 20 – 30 metra. Vërmica dhe Hani i Elezit, janë dy pikat kufitare që pasojnë Merdaren, të cilat kanë evidentuar mbi 10 hyrje të bashkatdhetarëve për minutë.
Pika kufitare në Bërnjak, është ajo që ka regjistruar numrin më të vogël të hyrjeve dhe daljeve gjatë ditës së sotme me jo më shumë se 2 hyrje të bashkatdhetarëve në minutë.
Ndryshe, mërgimtarët që kanë ardhur sot nga vende të ndryshme të Evropës e kanë pasur më të lehtë udhëtimin e tyre për shkak të kushteve atmosferike që janë më të freskëta. Por, edhe gjatë të premtes dhe të shtunës, bashkatdhetarët që janë intervistuar nga mediat kosovare, kanë treguar se në kufirin Kosovë-Serbi nuk kanë pritur hiq.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik