Kosova
Këta janë pjesëmarrësit në sulmin terrorist të 24 shtatorit, tash në kërkim nga INTERPOL-i
Si pjesëmarrës në sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, janë identifikuar 37 persona të gjithë të nacionalitetit serb.
Tre prej tyre, Igor Milenkoviq, Bojan Mijailoviq dhe Stefan Nedeljkoviq u neutralizuan nga Policia e Kosovës, po atë ditë. Tre të tjerë Blagoje Spasojeviqin, Vladimir Toliqin dhe Dushan Maksimoviqin u arrestuan.
Ndërkohë, pjesa tjetër e grupit terrorist arriti të largohej. Këta janë personat e identifikuar nga institucionet e Kosovës e të publikuara më 23 dhjetor 2023, ndaj të cilëve këtë të premte INTERPOL-i lëshoi urdhër arrest ndërkombëtar:
Milan Radoiçiq: ish-nënkryetar i Listës Serbe pranoi publikisht se është organizatori i grupit që kreu sulmin.
Vladimir Radivojeviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe një nga drejtuesit e “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste.
Ugljesha Jarediq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë që Kosova e ka shpallur terroriste dhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, shef i Njësisë së Reagimit të Shpejtë për Mitrovicën e Veriut.
Vlastimir Andriq, pjesëtar i grupit paraushtarak.
Danilo Vasiq, pjesëtar i grupit paraushtarak.
Milorad Jevtiq – “Micko”, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe një nga drejtuesit e “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste.
Marjan Radojeviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe një nga drejtuesit e “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste.
Aleksandar Milosavljeviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste.
Lazar Smigiq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste.
Veljko Gjorgjeviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste.
Vladimir Vuçeviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste.
Stefan Radojkoviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste.
Stefan Jovanoviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste.
Nemanja Stankoviq, mungojnë të dhënat për të dhe është identifikuar sipas “intervistës së dyshuar”.
Momqillo Trajkoviq, mungojnë të dhënat për të dhe është identifikuar sipas “intervistës së dyshuar”.
Sasha Periq, mungojnë të dhënat për të, i janë publikuar dokumentet e identifikimit.
Zharko (Dragutin) Cvetkoviq, mungojnë të dhënat për të.
Krsto (Zoran) Damjanoviq, mungojnë të dhënat për të.
Stefan (Lubisha) Millosavljeviq, i identifikuar nga kamerat e sigurisë në Banjskë.
Marko (Dragan) Saviq, Ish-drejtor i “Rajnska Banjska”, kompleksit hotelier në Banjskë.
Ivan (Zhivko) Miliq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste.
Danijel (Dejan) Gjukiq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste.
Gjorgje (Radovan) Baloviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste.
Milosh (Zmajko) Milenkoviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste.
Milosh (Predrag) Kragoviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste.
Aleksandar Jevremoviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Radosh Gvozdiq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Nemanja Radivojeviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste.
Vladimir Spasojeviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste.
Vladan Iliq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste.
Dejan Nedelikoviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste.
Ivan Miletiq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste.
Zhivojin Sikimiq, i identifikuar nga Inteligjenca.
Zharko Mojsiloviq, i identifikuar nga Inteligjenca.
Marko Vukashinoviq, i identifikuar nga Inteligjenca.
Filip Dimiq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste.
Vuk Baloviq, pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste.
Hetuesit e institucioneve të Kosovës kanë lidhur këta persona me sulmin terrorist në mënyra të ndryshme. Identiteti i disa prej tyre është konfirmuar me anë të kamerave të sigurisë që ishin të vendosura në Banjskë, disa prej tyre janë identifikuar nga pamjet filmike të dronëve të cilët i kishte sekuestruar policia dhe që shfaqnin pamjet e stërvitjeve të grupit, disa prej tyre janë identifikuar për kartave të identitetit të gjetura në vendin e ngjarjes e disa janë identifikuar përmes autoriteteve të shërbimit inteligjent./Koha.net
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra