Kuriozitete
Këta janë 28 zviceranët që kanë fituar çmimin Nobel deri sot
Zviceranë “autoktonë” nga këta kanë qenë gjithsej 8, të tjerët e kanë fituar shtetësinë më vonë ose kanë pasur krahas një përkatësie tjetër shtetërore
Zvicra, një vend relativisht i vogël, ka një numër impresionues të fituesve të çmimit Nobel. Fituesi i shpallur sot i këtij çmimi për kimi, Jacques Dubochet, është i 28-ti zviceran* që ka fituar Nobelin në historinë mbi 100 vjeçare të tij.
Mirëpo zviceranë “autoktonë” nga këta kanë qenë gjithsej 8, të tjerët e kanë fituar shtetësinë më vonë ose kanë pasur krahas një përkatësie tjetër shtetërore, shkruan albinfo.ch. I fundit që kishte fituar çmimin e lartë ka qenë Kurt Wüthrich në vitin 2002, po ashtu për kimi.
Po ashtu 9 herë janë vlerësuar me çmimin Nobel, organizatat që kanë selinë në Zvicër.
Këta janë fituesit e deritashëm zviceranë të çmimit Nobel sipas fushave:
Për Kimi
Alfred Werner, (Viti 1913), Paul Karrer (1937), Leopold Ruzicka (1939, zviceranogjerman), Herman Staudiger (1953, zviceranogjerman), Vladimir Prelog (1975, zviceran nga viti 1959), Richard Ernst (1991) Kurt Wüthrich (2002) dhe Jacques Dubochet (2017).
Për mjekësi
Theodor Kocher (1909), Paul H. Müller (1948), Walter Rudolf Hess (1948), Tadeusz Reichstein (1950, zviceran nga viti 1915), Max Theiler (1951, shtetas zviceran dhe amerikan), Daniel Bovet (1957), Werner Arber (1978), Edmond H. Fischer (1992), Rolf M. Zinkernagel (1996)
Për fizikë
Charkes Edouard Guillame (1920), Albert Einstein (1921, shtetas gjerman, zviceran dhe amerikan), Wolfgang Pauli (1945, austriak, zviceran amerikan), Felix Bloch (1952 (CH/SHBA), Heinrich Rohrer (1986), Karl Alexander Müller (1987)
Për letërsi
Carl Spitteler (1919) dhe Hermann Hesse (1946, gjermanozviceran nga viti 1924
Për paqe
Henry Dunant (1901), Elie Ducommun dhe Charles-Gilbert Gobat (1902)
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












