Integrimi
Cilët ishin kandidatët shqiptarë për Parlamentin e Cyrihut, në zgjedhjet që u mbajtën sot
Në zgjedhjet e sotme kandidojnë një numër jo aq i madh i kandidatëve shqiptarë dhe emrat e tyre mund të gjendjen vetëm në dy lista partish: Në SP (Partia Socialdemokrate) dhe FDP (Partia Liberale).
Sot është ditë zgjedhjesh dhe referendumesh në Zvicër. Në nivel nacional janë ofruar për tu votuar katër iniciativa të ndryshme. Fjala është për: Iniciativën për ndalimin e eksperimenteve me kafshë; Iniciativën për ndalimin e reklamimit të duhanit; Iniciativën për pakon e masave në ndihmë mediave dhe Iniciativën për heqjen e taksës së pullës (vulës).
Ndërsa në nivele kantonesh dhe komunash sot është votuar edhe për shumë iniciativa të tjera si dhe për zgjedhje asambleshë dhe qeverish në disa qytete, shkruan albinfo.ch.
Më të rëndësishme në këtë pikë janë zgjedhjet për Asamblenë e Cyrihut dhe për atë të Winterthurit, dy qyteteve më të mëdha në Kantonin e Cyrihut.
Albinfo.ch ka ndjekur zhvillimet e deritashme sa u përket zgjedhjeve për Asamblenë e Qytetit të Cyrihut dhe ka prezantuar deri më tani shumicën e kandidatëve me rrënjë shqiptare, për këto zgjedhje.
Të kujtojmë: në zgjedhjet e sotme kandidojnë një numër jo aq i madh i kandidatëve shqiptarë dhe emrat e tyre mund të gjendjen vetëm në dy lista partish: Në SP (Partia Socialdemokrate) dhe FDP (Partia Liberale). Janë të paktën edhe 7 parti dhe grupime të tjera që bëjnë gara për vende në parlamentin e qytetit më të madh të Zvicrës, dhe në asnjërën prej tyre nuk gjendet ndonjë emër shqiptar.
Sa u përket dy partive që kanë kandidatë shqiptarë, ata janë të shpërndarë në 4 nga gjithsej 12 qarqe sa ka Cyrihu disa qarqe zgjedhore të qytetit të Cyrihut. Pra, emra shqip listat zgjedhore të qarqeve 3, 9 dhe 12. Është interesante të shihet se në qarkun 3 janë 3 kandidatë/e shqiptarë/ dhe të tretë në listën e SP-së. Bëhet fjalë për Reis Luzhnicën (i cili ishte asamblist edhe në legjislaturën e deritashme), Arjeta Zhutën dhe Sefedin Tahirin. Kjo, me fjalë tjera domethënë se këta “konkurrojnë” njëri tjetrin, shkruan albinfo.ch. Në këtë qark, edhe në listën e FDP-së kemi dy shqiptare: Nagihan Musliu dhe Ramphos-Salihi Blerta.
Në qarkun 7/8 garon politikani dhe artisti i njohur shqiptarozviceran, Etrit Hassler.
Në qarkun 9, në listën e liberalëve (FDP) përveç Përparim Avdilit, (asamblist në legjislaturën e deritashme) kandidon edhe Lindita Dzaferi. Ndërsa në po këtë qark, por në listën e SP-së është kandidat Islam Alijaj.
Në qarkun 12, kandidati i vetëm shqiptar është Gadaf Muharemi (Dafi), i cili garon për Partinë Socialdemokrate.
Albinfo.ch do të ju mbajë të informuar për rezultatet e kandidatëve me rrënjë shqiptare për Parlamentin e Qytetit të Cyrihut dhe për zhvillimet tjera në kuadër të ditës së zgjehdjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve