Kosova
Kështu u mashtruan pensionistët gjermanë nga një “Call Center” kosovar
Një urdhër arresti tashmë është lëshuar kundër tre personave dhe të paktën gjashtë persona të arrestuar do të ekstradohen në Gjermani
Mediat gjermane dje dhe sot janë marrë shumë me rastin e arrestimit të 18 personave i cili ndodhi para një jave në Kosovë, të njohur si rasti “Call Center”.
Përveç policëve kosovarë, në arrestimet në fjalë kanë marrë pjesë edhe dy prokurorë publik dhe dhjetë oficerë policie nga Gjermani. Kështu ka njoftuar të mërkurën Zyra e Prokurorit Publik Bamberg dhe Policia e Jug-Perëndimit Swabian. Si bazë për masat e ndërmarra ishin hetimet nga Bavaria Qendrore e Krimit Kibernetik në Bamberg dhe policia kriminale Neu-Ulm.
Të arrestuar janë personat e dyshuar për mashtrimin e shtetasve gjermanë, kryesisht pensionistë, përmes premtimeve të rreme, të bëra me telefon nga një Call Center kosovar.
Madje, gazeta “Bild” dhe disa media të tjera sjellin edhe skemën me shkrim sipas të cilës janë udhëzuar punonjësit e qendrës së thirrjeve se si të joshin viktimat e tyre.
Sipas Prokurorit të Përgjithshëm Publik të Bambergut, 18 të dyshuar janë arrestur në Kosovë sepse janë marrë “me tregti mashtruese kibernetike”, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve DPA.
Hetuesit kanë sekuestruar shtatë automjete, rreth 160,000 euro para të gatshme dhe disa llogari me rreth 700,000 euro. Po ashtu në Berlin, një adresë private dhe e biznesit është frekuentuar nga një anëtar i dyshuar i bandës ndërkombëtare, shkruan agjencia në fjalë.
Kryerësit akuzohen se kanë mashtruar klientët në platformat operative për tregtimin e produkteve të ndryshme financiare, transmeton albinfo.ch. Ata mendohet se do të kenë bindur, përmes telefonit, investitorët potencialë që të hapin llogari në ato platforma dhe të investojnë shuma më të mëdha të parave.
Ndërkaq, në realitet, paratë nuk janë investuar kurrë por janë përvetësuar nga banda.
Në të gjithë Evropën, njerëzit po privohen në këtë mënyrë nga pasuritë e tyre, janë shprehur hetuesit. Vetëm në Gjermani, disa mijëra veta kanë rënë në mashtrim. Ndërsa “hapësira e errët” (ende e pazbuluar por e supozuar), është e konsiderueshme,” tha ajo.
Të mërkurën e kaluar, më 31 mars, 2021, hetuesit në Kosovë kanë arrestuar 18 burra midis moshave 22 dhe 45 vjeçare, nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania, përcjell albinfo.ch. Ata pretendohet se ishin punonjës në një qendër thirrjesh (Call Center) ose “ndërmjetësues të lartë”.
Një urdhër arresti tashmë është lëshuar kundër tre personave dhe të paktën gjashtë persona të arrestuar do të ekstradohen në Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?