Lajme
Kështu u festua 17 Shkurti në Winterthur nga ansambli “Trojet”
Kanë shkëlqyer sidomos fëmijët, anëtarë të ansamblit, të cilët kanë shpalosur shpirtin e tyre artistik përmes këngëve e valleve plot sharm dhe elegancë

Më 17 Shkurt, pikërisht në ditën e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ansambli “Trojet” në Winterthur ka shfaqur një program të pasur artistik. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës, si: z. Imri Demelezi, zv. ministër i BPZHR-së, z. Vigan Berisha, konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih, si dhe përfaqësues nga shoqatat, krijues dhe miq të shumtë të ansamblit “Trojet”.
Në këtë manifestim madhështor fëmijët, anëtarë të ansamblit, kanë shpalosur shpirtin e tyre artistik përmes këngëve e valleve plot sharm dhe elegancë mbresëlënëse, duke pasqyruar qartas dashurinë për kombin dhe atdheun.
Me rastin e këtij eventi, respekt dhe mirënjohje për kontribut të veçantë meriton udhëheqësi artistik i ansamblit, Arsim Berisha, i cili plot elan nuk e kursen mundin dhe kohën e tij të çmuar në përgatitjen e brezit të ri, të cilët shkëlqejnë në skenë.
Mbrëmjen moderoi aktori Gani Lipa, ndërsa në emër të ansamblit të pranishmit i përshendeti kryetari Zeqë Gashi. Një historik të shkurtër për shtetin e Kosovës e lexoi nënkryetari Blerim Bunjaku, ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve përshëndeti Vjollca Bytyçi Shoshi.
Për muzikën është kujdesur Liridon Përvorfi, ndërsa kanë kënduar: Lirim Racaj, Mimoza Celaj, Flutur Bytyqi, Marisa Murtezi, Eliza Zeqiri.
Veçanërisht mbresëlënëse ishte hapja e programit me koreodramën “Komandant”, kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, luajtur nga trupa e ansamblit me Petrit Bytyqin në rolin kryesor.
Pastaj vallja premierë “Zani i Shqiponjës” me muzikë nga Agron Pllumaj, solist: baca Shaqë, lahutist dhe me koreografi nga Arsim Berisha. Edhe vallja e Pavarësisë ngjalli emocion të veçantë dhe u përcoll me ovacione të shumta nga të pranishmit. Solistë ishin aktorët Adem Kicaj dhe Qëndresa Kuqi.
Ansambli “Trojet” me këtë rast falënderon përzemërsisht edhe prindërit në kuadër të grupit punues, të cilët gjithashtu kontribuan në mbarëvajtjen e këtij manifestimi. “Me respekt të veçantë falënderojmë sponsorët për mbështetjen financiare, mediat dhe të gjithë ata që vazhdojnë të na përkrahin në misionin tanë të shenjtë”, thuhet në përmbyllje të njoftimit nga ansambli “Trojet”.
foto: ML Swiss Desing
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah Bëhet e ditur se dy motrat, Asia dhe Cloe Gjoka, janë shumë të talentuara në shah...
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
-
Rama: Pas dy javësh do të takoj shqiptarët në Itali
Jeta në Zvicër
-
Në qiellin e Luganos, u shfaq një spirale misterioze Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje një fenomeni në Lugano e lëshuar nga një përdorues i...
-
Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër
-
Çfarë do të përfitojë Zvicra nga pakti i BE-së për migracionin?
-
Lara Gut-Behrami shënon fitoren e tretë këtë dimër
-
Aeroporti i Gjenevës regjistron rritje në të ardhura në 2024