Lajme
Kështu duket vinjeta e vitit 2021 në Zvicër
Vinjeta është e vlefshme vetëm për automjetin në të cilin ishte vendosur. Ndalohet çdo heqje dhe riinstalim i saj në të njëjiën automjet ose në një automjet tjetër
Vinjeta e re zvicerane për autostrada, ajo e vitit 2021, do të jetë në dispozicion në pikat e shitjes nga 1 dhjetori i këtij viti (nga e marta që vjen). Ajo ka ngjyrën bazë “metalike të gjelbër”, thuhet në një njoftim të Administratës Federale të Doganave (EZW).
Numri që tregon vitin, në anën ngjitëse është ngjyrë portokalli, ndërsa ana e përparme është e bardhë. Vinjeta e re kushton 40 franga, aq sa edhe ajo e vjetra.
Vinjeta, e cila është e vlefshme nga 1 dhjetori 2020 deri më 31 janar 2022, mund të merret si zakonisht në stacionet e benzinës dhe garazhet, në sportelet e zyrës postare dhe në zyrat e trafikut rrugor si dhe zyrat doganore, shkruan albinfo.ch.
Drejtuesve të automjeteve u kërkohet të heqin vinjetat e skaduara nga xhami i përparmë për të shmangur pengesat e mundshme të pamjes.
Në mënyrë që vinjeta të jetë e vlefshme, ajo duhet të vendoset drejtpërdrejt në automjet në vendin e caktuar pa përdorimin e materialeve të tjerë: në pjesën e brendshme të xhamit në rastin e makinave, ose në një pjesë automjeti lehtësisht të arritshme dhe të pazëvendësueshme, në rastin e rimorkiove dhe motoçikletave.
Vinjeta është e vlefshme vetëm për automjetin në të cilin ishte vendosur, përcjell albinfo.ch. Ndalohet çdo heqje dhe riinstalim i saj në të njëjiën automjet ose në një automjet tjetër.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve