Integrimi
Kështjella Pepshi, nga modelimi në politikë
Kështjella Pepshi tashmë ia ka mësyrë Parlamentit të Zvicrës me CVP-në, duke garuar në zgjedhjet nacionale që mbahen në tetor të këtij viti.
Edhe një kandidate me prejardhje shqiptare ka zgjedhur CVP-PDC-në, subjektin politik që mbështetet në vlerat kristiane për të kandiduar nga Berna për deputete të Parlamentit nacional të Zvicrës.
Bëhet fjalë për misin e Kosovës dhe “Miss Kosova Universe 2010″, Kështjella Pepshi.
Lajmin e ka konfirmuar për albinfo.ch modelistja shqiptare nga Berna dhe ka thënë se është kandiduar nga PSHDK në Zvicër.
Kështjella Pepshi është me origjinë nga Peja. Ajo jeton me prindërit dhe familjen e saj në Bernë të Zvicrës.
„Me politikë nuk do të thotë që merrem shumë kohë apo pak. Unë merrem më tepër me kulturë. Po jam e rritur në frymën e politikës, sepse të dy prindërit e mi janë marrë me politikë. E them këtë, sepse Kosovës i është dashur përfshirja e secilit mërgimtar në parti politike apo shoqata të ndryshme, në mënyrë që sa më shumë të ndihmohet procesi i pavarësisë së Kosovës. Kështuqë pak a shumë kam njohuri edhe në këtë fushë”, thotë në një prononcim për albinfo.ch Kështjella Pepshi.
Kështjella Pepshi në Las Vegas ka prezantuar Kosovën në konkursin botëror të bukurisë në “Miss Universe 2010”.
Pepshi ka konkurruar për miss në dy kantone, atë të Solothurn-it dhe Bernës më 2010 dhe është renditur në top 5.
Bukuroshja me origjinë nga Kosova ka udhëtuar suksesshëm në botën e modelimit në Zvicër, derisa po e sfidon veten edhe në politikë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











