Lifestyle
Kështjella Pepshi: Nga misi në politikë, nga politika në muzikë
Në intervistën për “albinfo.ch” ajo thotë se është vajzë me karakter të fortë dhe e pamposhtur ashtu siç e ka edhe emrin, Kështjella, të cilin e ka dhuratë nga babai i saj tashmë i ndjerë
Kështjella Pepshi është një vajzë entuziaste, e bukur dhe modeste. Që nga shpallja e saj “Miss Kosova 2010” jeta e saj ka ndryshuar. Pas rrëmbimit të kurorës, karriera e Kështjellës vazhdon duke marrë pjesë në një film dokumentar francez. Më pas garoi në Listën e CVP-së për Parlamentin e Zvicrës, ndërkohë që së fundmi ka publikuar edhe këngën më të re “To Many Miles”. Bukuroshja Pepshi është me prejardhje nga Juniku ndërsa jeton në Heimberg të Zvicrës, kantoni i Bernës.
Në intervistën për “albinfo.ch” ajo thotë se është vajzë me karakter të fortë dhe e pamposhtur ashtu siç e ka edhe emrin, Kështjella, të cilin e ka dhuratë nga babai i saj tashmë i ndjerë.
Nga kurora e missit në politikë, pastaj në film dhe së fundmi në muzikë. Çfarë po ndodh me ty, Kështjella?
Jeta të sjellë gjithmonë gjëra të mira, dhe njeriu duhet t`i pranojë ato njërën pas tjetrës. Pastaj, në fund zgjedh atë që do e mbajë gjatë tërë jetës. Kjo ndodhi edhe me mua. Tani kam zgjedhur muzikën, pasi është talenti im që nga fëmijëria.
Në gjithë këtë rrugëtim, ku e ke gjetur veten më së miri. Ku i sheh të përbashkëtat dhe të veçantat e këtyre pasioneve?
Pasioni, motivi dhe serioziteti në gjithë karrierën time, janë të përbashkëtat që lidhin rrugëtimin tim deri më tash. Edhe pse së fundmi kam zgjedhur që karrierën ta fokusoj në muzikë, megjithatë unë në vazhdimësi merrem edhe me modelim por edhe me politikë.
Po me muzikë, çfarë ju shtyri të merreni?
Dëshira për të shfaqur talentin tim muzikor dhe vlerat e mia artistike.
Kënga e sapo publikuar titullohet “Too Many Miles”. Si po pritet kjo këngë?
Jam shumë e kënaqur me realizimin por edhe pritjen që po i bëhet këngës. Kam realizuar një obligim ndaj natyrës, që më ka dhuruar talentin si dhe ndaj familjes për mbështetjen që ma kanë dhënë. Po ashtu i falënderoj edhe dëgjuesit që në vazhdimësi po e dëgjojnë dhe pëlqejnë këngën time. E kam punuar në anglisht ngase dëshira ime është që projektet e mia të dedikohen për tregun ndërkombëtar. Tani jam duke përgatitur edhe dy këngë të reja, të cilat shumë shpejt do të publikohen.
A keni ndonjë këngëtar si idhull tuajin muzikor?
Nënën dhe dajën tim, Sali Alimehaj. Ata kanë pasur edhe SH.K.A. “Lulëkuqja e Lybeniqit” ku janë shpërblyer me shumë çmime si: “Glogovci 82” e të tjera. Më pëlqejnë edhe këngëtarë të tjerë me karrierë shumë të ndritshme, por nuk kisha dashur t`i përmendja me emra.
Çfarë mendoni për spektaklet e bukurisë, aktrimin, muzikën por edhe politikën në vendin tonë?
Gëzohem shumë për sukseset e të gjithë atyre që arrijnë në sferat e kulturës dhe artit tonë shqiptar. Pavarësisht vështirësive për ecjet dhe arritjet edhe më të mëdha dhe pavarësisht politikës jostabile në vendin tonë, sukseset e të rinjve tanë po e pushtojnë Evropën dhe botën.
Si do të shohim në të ardhmen, në cilin profesion do të vazhdojë karriera juaj?
Do të vazhdoj edhe në të ardhmen të sjell këngë dhe videoklipe të reja, ndërkaq si profesion e mbaj atë për të cilën edhe jam shkolluar.
Kjo do të thotë se ju keni studiuar një drejtim tjetër, përpos atyre që ju njohim deri më tash?
E vërtetë. Kam studiuar për kozmetikë medicinale dhe kam biznesin tim në këtë profesion.
Gjithmonë flisni vetëm për pasionet tuaja dhe profesionin, asnjëherë për jetën private. Si e kaloni ditën tuaj?
Në mënyrë normale, me obligime të përditshme, ndërsa tani një kohë të madhe të ditës e kaloj edhe në studion për këndim.
Kur flisni për jetën personale, përmendeni familjen, e në veçanti, nënën dhe vëllain. A nuk është edhe dikush tjetër pjesë e jetës suaj?
Familja është gjëja kryesore, pastaj këto të tjerat janë si pjesa tjetër, që secili i ri dëshiron t`i ketë.
Me kë jeton Kështjella dhe ku?
Jetoj më familje, pra me nënën dhe vëllain.
Meqë ke provuar pasione të shumta, cilin nga këto kishe dashur që ta këtë bashkëshorti juaj?
Pasionin për muzikën.
Cila ka qenë dhurata më e mirë që keni marrë dhe nga kush?
Dhuratën më të mirë e kam marrë nga nëna dhe vëllai kur u zgjodha miss.
Tashmë jeni kurorëzuar me kurorën e bukurisë. Por kur do t’ju shohim me kurorën e martesës?
Këngën “Too many Miles” e kam punuar për tregun ndërkombëtar
Jam shumë e kënaqur me realizimin por edhe pritjen që po i bëhet këngës. Kam realizuar një obligim ndaj natyrës, që më ka dhuruar talentin si dhe ndaj familjes për mbështetjen që ma kanë dhënë. Po ashtu i falënderoj edhe dëgjuesit që në vazhdimësi po e dëgjojnë dhe pëlqejnë këngën time. E kam punuar në anglisht ngase dëshira ime është që projektet e mia të dedikohen për tregun ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit