Lajme

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, takim urgjent për situatën në Gaza

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë nesër takim urgjent në lidhje me pushtimin tokësor të Izraelit në Gaza.

Agjenda e Këshillit të Sigurimit për këtë takim parasheh po ashtu një takim të planifikuar pasdite për “Situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë çështjen palestineze”, përcjell albinfo.ch.

Takimi vjen pas rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila u votua të premten nga 120 vende dhe e prezantuar nga Jordania, e cila bënte thirrje për “armëpushim të qëndrueshëm humanitar” në Gaza.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ndër 14 vendet që votuan kundër rezolutës dhe 45 vende që abstenuan.