Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent pas sulmit në Rafah
Sot, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent, pas sulmeve izraelite që kanë lënë të vrarë dhjetëra persona të zhvendosur në një kamp në Rafah të Gazës, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se sulmet e së dielës kanë lënë të vdekur 45 persona, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Sulmi ka nxitur kritika ndërkombëtare. Shumë shtete arabe e kanë quajtur sulmin si “masakër”.
Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se po kryen hetime për këtë “aksident tragjik”.
“Nuk ka vend të sigurt në Gazë. Ky tmerr duhet të përfundojë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Shefi i Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare, Martin Griffiths, ka thënë se përshkrimi i sulmit në Gazë si “gabim” nuk do të thotë asgjë për personat e vrarë, ata që kanë humbur familjarë, dhe ata që po tentojnë të shpëtojnë.
Mbledhja e së martës është thirrur prej Algjerisë.
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë se është “i tmerruar nga lajmi” për sulmin në Gazë, derisa presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se është i “indinjuar”.
Zyrtarë prej Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se Izraeli duhet të marrë çdo masë të mundshme për t’i mbrojtur civilët.
Ushtria izraelite ka thënë se po kryen hetime për rastin.
Lufta në Gazë ka nisur që në 7 tetor 2023. Si pasojë e sulmeve hakmarrëse janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë në Gazë, kryesisht civilë.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane