Kosova

Këshilli i Ministrave të BE-së nesër voton për liberalizimin e vizave

Këshilli i Ministrave të BE-së nesër pritet të marrë një vendim për liberalizimin e vizave.

Ky Këshill pritet të aprovojë liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik. Lajmin e ka bërë të ditur njohësi i integrimeve evropiane, Demush Shasha.