Jeta në Zvicër
Këshilli Federal pret para se të prononcohet për paktin e migracionit
Këshilli Federal është i bindur se pakti global i Kombeve të Bashkuara për migracion është në interesin e Zvicrës, pasi synon të përcaktojë parametrat për migrimin e rregullt, i cili do të ndihmonte në reduktimin e migracionit të parregullt, informon Albinfo.ch.
Megjithatë, Këshilli Federal dëshiron që të lejojë që debati parlamentar mbi këtë çështje, të përfundojë para se të marrë një vendim përfundimtar mbi këtë temë. Prandaj, Zvicra nuk do të jetë e pranishme në konferencën e Marrakeshit më 10 dhe 11 dhjetor, kur edhe zyrtarisht do të miratohet marrëveshja.
Duke vënë në dukje se Zvicra tashmë është duke zbatuar rekomandimet e paktit global të migracionit në politikën e saj të migrimit, më 10 tetor Këshilli Federal vendosi të miratojë paktin, me një deklaratë që shpreh rezerva të caktuara, njofton Albinfo.ch.
Në pajtim me ligjin, ai kishte vendosur të paraqiste dosjen në Parlament për konsultim.
Në mbledhjen e tij të 21 nëntorit 2018, Këshilli Federal gjithashtu vendosi që të propozojë refuzimin e mocioneve duke i kërkuar atij që të paraqesë një dekret federal, që Parlamentit i lejon të vendosë për miratimin ose jo të paktit për migracion.
Këshilli Federal konsideron se ky vendim bie në kompetencën e tij kushtetuese (neni 184 alineja 1 e Kushtetutës), në përputhje me të drejtat e pjesëmarrjes së Asamblesë Federale.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?