Shkurt.ch
Këshilli Federal përcaktohet rreth iniciativës “Rasa”
Këshilli Federal e hedh poshtë shlyerjen e plotë të nenit mbi migracionin. Në vend të kësaj, ai kërkon që të shlyhet vetëm dispozita, në bazë të së cilës iniciativa kundër migracionit masiv duhet të fillojë të zbatohet në shkurt të vitit 2017

Këshilli Federal është përcaktuar për dy variante të kundërpropozimit direkt ndaj iniciativës “Jashtë nga qorrsokaku” (Rasa). Kjo iniciativë kërkon që të nxirren nga kushtetuta dispozitat e dala nga iniciativa kundër migracionit masiv, e SVP/UDC-së, e cila është votuar para dy vitesh.
Por, Këshilli Federal e hedh poshtë shlyerjen e plotë të nenit mbi migracionin. Në vend të kësaj, ai kërkon që të shlyhet vetëm dispozita, në bazë të së cilës iniciativa kundër migracionit masiv duhet të fillojë të zbatohet në shkurt të vitit 2017, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Këshilli Federal.
Varianti i dytë i propozuar nga qeveria e vendit është që gjatë drejtimit të saj, duhet të kihen parasysh marrëveshjet me bazë në të drejtën ndërkombëtare. Kjo duhet të respektohet për faktin se populli me të drejtë vote gjithnjë ka mbështetur marrëveshjet bilaterale.
Këshilli Federal është i mendimit se Zvicra edhe më tutje ka nevojë për marrëdhënie të mira dhe stabile me Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye marrëveshjet bilaterale me BE-në duhet të vazhdojnë të mbeten në fuqi.
Në veçanti Këshilli Federal angazhohet për një shterim më efikas dje nxitje të potencialit vendor të fuqisë punëtore.
Dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës më 16 dhjetor kanë miratuar ligjin orientues për nenin 121a të Kushtetutës Federale. Ky ligj është në përputhje me Marrëveshjen për Liri të Lëvizjes me BE-në por nuk e përfaqëson në mënyrë të plotë në kushtetutë nenin mbi migracionin.
Së këndejmi Këshilli Federal mbron qëndrimin se vendimi i parlamentit duhet të ketë parasysh mbrojtjen e marrëveshjeve bilaterale me rastin e drejtimit të migracionit nga hapësira e BE-së. Kjo mbrojtje duhet të pasqyrohet edhe në kushtetutën e vendit. Lidhur me këtë duhet të bëhet e mundur që të shprehen edhe qytetarët me të drejtë vote.
“Rasa” është iniciativë e marrë nga një komitet i përbërë nga intelektualë, artistë dhe politikanë të të majtës. Ata janë shprehur të indinjuar nga miratimi i iniciativës së SVP-së, e cila, sipas qëndrimit të tyre përbën një hap drejt izolimit të Zvicrës nga BE-ja dhe nga vlerat e njohura liberale.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?