Shkurt.ch
Këshilli Federal miraton planin sektorial të azilit
Këshilli Federal në mbledhjen e tij të sotme ka bërë një hap më tutje në jetësimin e procedurës së re, unike të azilit dhe ka miratuar planinm sektorial për azilin (SPA)

Me ligjin e rishikuar të azilit, të cilin populli me të drejtë vote e kishte votuar me shumicë bindëse, procedurat e azilit shpejtohen në mënyrë të dukshme. Por një parakusht për këto procedura të shpejtuara është hapja e qendrave federale të azilit ku bëhet vendosja “nën një kulm” e të gjitha palëve në procesin e azilit, thuhet në një komunikatë të lëshuar sot nga SEM.
Këshilli Federal në mbledhjen e tij të sotme ka bërë një hap më tutje në jetësimin e procedurës së re, unike të azilit dhe ka miratuar planinm sektorial për azilin (SPA), shkruan albinfo.ch. Ky plan përcakton vednet ku do të hapen qendrat e reja federale të azilit.
Ligji i ri e detyron federatën që qendrat fedreale të azilit në të ardhmen t`i realizojë brenda një procedure të miratimit të planit që zëvendëson procedurat e zakonshme të lejeve të ndërtimit.
Për rastet me ndikim të rëndësishëm në mjedis, kërkohet procedura ashtuquajtur “Plani Sektorial”. Sipas tij do të përcaktohet planifikimi i përafërt i qendrave të reja federale të azilit dhe do të koordinohen interesat e ndryshme të planifikimit hapësinor.
Planin Sektorial të Azilit e ka hartuar në dy vitet e fundit Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) në bashkëpunim me Zyrën Federale për Zhvillimin Hapësinor (ARE) dhe me përfshirjen e zyrave federale dhe agjencive kantonale.
Për 13 nga 18 hapësirat e pretenduara për ngritjen e qendrave të tilla SEM së bashku me kantonet dhe komunat tashmë ka arritur ta marrë pëlqimin.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)