Shkurt.ch
Këshilli Federal miraton marrëveshjen për bashkëpunim policor me Malin e Zi
Marrëveshja me Malin e Zi siguron shkëmbim më të mirë të informacionit policor, përforcon bashkëpunimin përmes kanalit të Interpolit, lejon analiza të policisë të përbashkët dhe nxit takime mes përfaqësuesve të autoriteteve policore të dy shteteve.

Këshilli Federal ka miratuar sot mesazhin për miratimin e marrëveshjes në mes të Zvicrës dhe Malit të Zi për bashkëpunim policor dhe e përcolli në parlament. Kjo marrëveshje plotëson rrjetin e marrëveshjeve bilaterale që Zvicra i ka thurur me vendet e Evropës Juglindore.
Marrëveshja me Malin e Zi siguron shkëmbim më të mirë të informacionit policor, përforcon bashkëpunimin përmes kanalit të Interpolit, lejon analiza të policisë të përbashkët dhe nxit takime mes përfaqësuesve të autoriteteve policore të dy shteteve. Qëllimi i saj kryesor është lufta kundër krimit të rëndë, por ajo është e zbatueshme për të gjitha llojet e krimit. Ka të bëjë, më në fund, me punën e atasheut policor të bazuar në Serbi, i cili është gjithashtu përgjegjës edhe i Malit të Zi. Kjo marrëveshje u nënshkrua më 7 prill 2016 në Podgoricë, nën mandatitn e Këshillit Federal, nga Slavko Stojanoviq, drejtor i Policisë malazeze dhe Nicoletta della Valle, drejtoreshë e Fedpol-it.
Evropa Juglindore, një fushë prioritare për bashkëpunim policor ndërkombëtar
Zvicra ka përfunduar tashmë marrëveshje të ngjashme me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë. Marrëveshja me Malin e Zi është pjesë e strategjisë së bashkëpunimit ndërkombëtar policor, të miratuar nga Këshilli Federal, në të cilën Evropa Juglindore është një zonë prioritare. Marrëveshja e re nuk është vetëm e dobishme për Fedpol-in, por edhe për autoritetet kantonale policore. Kjo nuk ndikon në shpërndarjen aktuale të kompetencave ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore dhe nuk kërkon ndryshimin e ligjit. Ajo nuk prek ndarjen e pushteteve mes Konfederatës dhe kantoneve dhe nuk ka të bëjë me ndarjen e kompetencave në mes të kantoneve.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?