Lajme

Rekomandimet e mjekëve ekspertë nga diaspora mbi vaksinimin anti-Covid

Federata Mjekësore Evropiane (AMFE), siç ka paralajmëruar më parë, ka mbajtur para pak ditësh konferencën VIII mjekësore me doktorë ekspertë lidhur me terapinë dhe vaksinimin ndaj Covid-19, transmeton albinfo.ch.

Më 13 mars 2021 përfundoi me sukses Konferenca VIII ndërkombëtare multidisiplinare “Update i COVID-19/ Mutacionet ”, e organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, drejtuar nga Dr. med. Aurora Dollenberg.

Ekspertë ndërkombëtarë ndanë eksperiencat e punës në vendet e tyre dhe modelet pozitive të provuara tashmë në përballjen e valës së tretë të pandemisë.

Nga Amsterdami konferencës iu drejtua Dr. Afërdita Bylykbashi, e cila na solli eksperiencat e fundit nga Holanda. ‘Siç është e ditur, në Holandë është bërë një pauzë i dhënies se vaksinës Astra-Zeneca si pasojë që ka dhënë komplikime te renda me tromboza dhe Hemorragji qe e kane marre ketë vaksine. Ajo këshilloi qe te mos ketë panik ne popullate sepse vaksinat vazhdojnë ta ruajnë efikasitetin te domosdoshme për ta quar ketë pandemi ne përfundim te shpejte te saj”, ka thënë, Dr. Bylykbashi.

Ajo shtoi se sidomos moshat e treta edhe në Holandë kanë treguar një predispozicion për t’u infektuar, prandaj ata mbeten kandidatë të parë për të marrë vaksinat e tjera më të sigurta si Biontech ose Modena.

Konferencën e hapi Prof. Dr. Kita Sallabanda nga Spanja, i cili bëri një pasqyrim të përhapjes së COVID-19 në të gjithë botën. Dr. Sallabanda theksoi 4 fazat në të cilat është e lejuar të jepen medikamente të caktuara ndaj COVID-19. Faza e parë dhe e dytë ku flasim për një sëmundje të lehtë dhe mesatare jemi të detyruar si mjekë të japim vetëm një trajtim sintomatik vetëm me paracetamol ,vitaminë D dhe një profilaksi ndaj Trombozës. Vetëm në fazat e rënda dhe ato të shtrimit ne reanimacion kalojmë tek përdorimi i antibiotikeve, kordizonikeve, antiviraleve dhe atij të oksigjenit.

Në vazhdim fjalën e mori Dr. Vedat Eljezi, kryemjek në Qendrën universitare në Francë dhe ekspert i mjekësisë intensive dhe te reanimacionit, i cili theksoi që dhënia e terapive me antiagregante siç është Aspirina nuk janë të këshilluara në fazën ambulatore. Vetëm për pacientët që janë hospitalizuar duhet të bëhet një dhënie intensive e holluesve të gjakut. Në agravimin e situatës mund të japim antibiotikët dhe medikamentet e tjera me specifike ndaj COVID-19.

Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë foli, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila prezantoi shifrat e fundit të gjendjes në Shqipëri, si dhe u ndje shumë e pikëlluar për humbjen e jetës së Dr. Gerond Husi, një mjek shumë i njohur.

Me një minutë heshtje u nderuan të gjithë kolegët mjekë, infermier, fizioterapistë të cilët kanë luftuar çdo ditë në luftën kundër COVID-19, ku një numër i tyre kanë humbur edhe jetën.

Zv.ministrja Rakacolli shprehu gatishmërinë dhe entuziazmin e saj për një bashkëpunim gjithnjë me të ngushtë e më të mirë mes mjekëve në diasporë dhe atyre të trojeve shqiptare.

Në fjalën e tij Dr. Skënder Brataj, mjek i urgjencës Kombëtare në Shqipëri pasqyroi strategjinë nacionale të menaxhimit të pandemisë të deritanishme dhe planet që ka në institucionet e shëndetit për të bërë vaksinimin efikas të popullatës në muajt që vijojnë. “Është bërë një punë shumë e madhe, pra një punë e cila është për tu lavdëruar për të gjithë mjekët që nuk kursehen të përballen me vdekjen”, tha Dr. Skënderi.

Prof.Dr.Arben Ivanaj– Shef i Departamentin të Hematologjisë në QSUT dha një informacion shumë të updetuar në efektet që ka dhënë COVID-19, në gjak dhe në sistemin imunitar.

Po ashtu Prof.dr.Ivananaj theksoi që duhet dhënë prioritet dhënia e vaksinës tek të gjithë pacientët që kanë sëmundje hematologjike malinje dhe ata që marrin Chemioterapi sepse vdekshmëria në radhët e këtyre pacienteve është shume e lartë.

“Pra në triazhimin e pacienteve në Shqipëri se kush do ta marrë vaksinën i pari duhet të merret parasysh jo vetëm mosha e pacientit por edhe këto sëmundje shoqëruese Hematologjike të cilat e qojnë pacientin direkt në kandidatët e parë të marrjes së vaksinës”, ka thënë Dr.Prof. Ivanaj.

Dr. Gani Abazi një figurë shkencore shumë e lartë nga Universiteti i Havardit në Amerikë i pasqyroi të dhënat më të fundit mbi COVID-19 të kontinentit tjetër.

Dr. Abazi hodhi dritë shumë pyetje të pa sqaruara në lidhje me terapitë e fundit ndaj COVID-19. Po ashtu ai theksoi se disa medikamente në mënyrë definitive nuk janë të rekomanduara të jepen që në fazat e para të sëmundjes ku u përmend Kortizoni, antimalariket, antiviralet. Fazat e përparuar kur pacienti shfaq edhe marrje frymë është vënë re në studimet e bëra në Amerikë që, Kortizoni ka një efekt shumë të mirë edhe Iverktima ndihmon në përmirësimin e shpejtë të pacientit.

Në vazhdim të konferencës Mjeku i njohur nga Londra Dr.Adrian Fandi dha një pasqyrim të qartë të menaxhimit të COVID-19, në urgjencën e spitalit britanik.

Ai theksoi se respektimi i fazave të sëmundjes ka një efekt shumë të madh në ecurinë e pacientit, nëse do të jepet medikamenti dhe doza e duhur në kohën e duhur, atëherë e kemi infeksionin që në fillim nën kontroll.

Ai rekomandoi të gjithë pjesëmarrësve mjekë në konferencë që të bëhet një triazhim sa më i mirë që në momentet e para sepse kjo mund të lehtësoje punën dhe komplikimet e shumta që mund të shkaktojë sëmundja.

“Stërvitni syrin dhe pajisuni me eksperiencë në trajtimin të duhur të pacientit. Edhe nëse pacientët trajtohen në shtëpi në masë të duhur të Kortizonit tregojnë një përmirësim të dukshëm brenda 5-6 ditësh me rritje të Oksigjenit.

Trajtimi me kortizonike duhet të fillojë në momentin e duhur dhe jo kush do që është në fillim të sëmundjes”, ka thënë Dr.Abazi.

Nga Universiteti Göttingen në Gjermani një nga universitetet që ka nxjerrë numrin më të madh të Nobelistëve në botë u paraqit me një prezantim shumë interesant Dr.Shaip Ibishi– kryemjek i njohur dhe shumë i respektuar në Gjermani.

Dr.Ibishi si specialist i obstetrikës, gjinekologjike dhe onkologjisë referoi të gjitha kujdeset që duhet të kenë gratë që duan të ngelin shtatzënë ose janë shtatzënë ne lidhje me COVID- 19.

“Përdorimi i antiviraleve si Remdezifiri tek gratë shtatzëna nuk ka treguar benifit të mjaftueshëm kështu që nuk është i këshillueshëm. Edhe vaksinimi tek gratë shtatzëna ka një dyshim shumë të lartë pasi nuk kemi të dhëna të plota në lidhje me këto kategori të popullatës”, ka thënë Dr.Ibishi.

Dr.Ibishi këshilloi që të bëhet vaksinimi për sa kohë që gratë kanë dëshirë të mbeten shtatzëna akoma nuk janë ne pritje të një fëmije sepse në qoftë se nëna e ka imunitetin atëherë edhe fëmija është i mbrojtur.

“Për fatin e mirë viti pandemik ka vërtetuar që edhe shtatzënat me COVID19, e kanë kaluar shtatzëninë shumë mirë edhe fëmijët kanë qenë të shëndetshëm. Për fatin e keq është mutacioni i ri qe po krijon një sfide për ketë kategori prandaj edhe vaksinimi është një domosdoshmëri qe duhet te merret parasysh edhe tek gratë shtatzëna. Nuk ekzistojnë data studimesh qe vërtetojnë qe COVID-19, ndikon në fertilitetin e gruas prandaj këshilla e fundit është bëjeni vaksinën të gjitha ju gratë e reja, pasi pas 3 javësh keni një imunitet dhe i bie të keni një vit garanci për të mos u infektuar”, ka thënë Dr.Ibishi.

Prof.Dr.Gani Bajraktari – mjek nga Kosova, bëri apel të mos neglizhohet shërbimi ambulator dhe atë spitalor për efektin specifik që jep COVID-19, tek muskuli i zemrës i cili mund të atakohet në mënyrë afatgjate duke rritur në këtë mënyrë edhe mortalitetin tek pacientet me COVID-19. “COVID-19 është një infeksion shumë i rrezikshëm por mos harroi zemrën. Terapitë specifike për mirëmbajtjen e funksioni pompues të zemrës”, ka thënë Dr Bajraktari.

Norvegjia në këtë konferencë u përfaqësua nga Dr. Gazmend Berisha i cili me njohuritë e tij të gjera në mjekësinë intensive dhe të reanimacionit, solli në dije shumë të updetuar të COVID-19, sidomos mbi terapinë e oksigjenimit spitalor dhe të gjithë parametrat duhet ti kenë parasysh në parandalimin afatgjatë të dëmtimit të mushkërive dhe parandalimin e komplikimeve vdekjeprurëse në Stacionin e Reanimacionit.

Epidemiologu i njohur Dr.Skender Murtezani -mjek internist ne Amerikë prezantoj informacionet e  fundit terapeutike që po aplikohen atje me sukses.

Ndërsa Turqia në këtë konferencë u përfaqësua Dr. Livia Qose nga Shëndeti Publik’ e cila sqaroi rolin e Mutacioneve të reja që kanë pushtuar Azinë e Vogël dhe vuri në theks se rrezatimet përmes skanerit të mushkërive duhet të evitohen nëse gjendja klinike e pacientit është stabile. “Është më mirë një grafi e thjeshtë dhe një marrje gjaku për të vërtetuar të gjitha parametrat e infeksionit. Evitojmë çdo ekzaminim e cila mund ta dëmtoj më tej shëndetin e pacientit”, ka thënë Dr.Qose.

Shëndeti psikik dhe neuro-shkenca mbi COVID-19 u prezantua nga Dr.Bashkim Kadriu nga Amerika i cili theksoi sindromën e LONG COVID-19 pas të cilës shumë pacientë deri në 7 muaj pasi e kanë kaluar COVID-19, vazhdojnë që të vuajnë nga shenjat e ankthit dhe të depresionit duke e ulur në mënyrë të dukshme funksionalitetin e tyre në jetën e përditshme.

“Dëmtimet që bënë COVID-19, në tru nuk janë për tu neglizhuar dhe duhet të merren parasysh nga të gjithë mjekët”, ka thënë Dr.Kadriu.

Dr.Fadil Avdiu si drejtues i një klinike në Gjermani dhe mjek me përvojë të gjatë në mjekësinë interne të urgjencës dhe të familjes, referoi mbi pneumoninë ndaj COVIDIT, mënyra se si duhet ta identifikojmë që në fillim në kohën e duhur dhe në spital. Tek të sëmurët e rëndë përdorimi i Kortizonikut një medikament jetë shpëtues së bashku me antiviralet Rendezimiri.

“Në Gjermani edhe trupat monoklonale kanë treguar një efikasitet shumë të mirë duke përmirësuar gjendjen e pacientit me efekte të ulët anësor”, ka thënë Dr. Avdiu.

Me pjesëmarrje këtë konferencë ndërkombëtare e nderoi edhe Dr.Hatije Ismaili – Gjinekologe e mirënjohur në Slloveni e cila prezantoj komplikimet që ka dhënë COVID19, tek gratë shtatzëna dhe tek fëmijët e porsalindur.

Ajo theksoi që nuk ka një trajtim specifik gjithmonë bazohemi te gjendja klinike dhe parametrat laboratorike.

Sfidat e mëdha terapeutike që ka kaluar shteti Italisë, u pasqyrua në mënyrë shumë koncize nga Dr. Rubena Maci e cila tregoi ku ka pasur sukses në trajtimet në masat e marra në Itali.

Nga universiteti i Prishtinës mori pjesë edhe Dr.Arber Morina një endoskopistë dhe kirurg metabolik dhe obezitetar shumë i njohur i cili theksoi rolin që ka pasur Vitamina D në përmirësimin e gjendjes së pacientëve të cilët ai i ka pasur në mbikëqyrje.

“Shumë studime e kanë vërtetuar që është e vetmja Vitaminë që modulon sistemin imutiar duke rritur fuqinë ekzistuese. Kështu që një terapi me dozë të rritur të Vitaminës D, përmirëson pa asnjë efekt anësor gjendjen klinike të pacientit brenda dy javësh”, ka thënë Dr Morina..

Nga Maqedonia e Veriut u prezantua Dr.Genc Sulejmani i cili pasqyroi vështirësitë terapeutike dhe logjistike të cilat ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut . Nga Urgjenca e Preshevës edhe pse në orar të punës, Dr. Albulena Gurguri edhe pse e re në profesion, por me një pasion shumë të madh për të ndihmuar çdo ditë pacientët të cilët po përballen me COVID-19 aty. Së fundi por dhe shumë e rëndësishme ishte edhe prekja e lëkurës nga pacientët ambulatore nga COVID-19. Këtë aspekt shumë të rëndësishëm sidomos tek të rinjtë dhe femrat e pasqyroi doktoresha e Dermatologjisë Dr.Esmeralda Babamusta nga Shqipëria.

Me një kompetencë të pa shembull referoi që të gjitha rastet të cilat në pjesën më të madhe të kohës nuk trajtohen fare të pacientët me COVID-19, të cilët kanë treguar alergji të lëkurës, inflammazione dermatike deri dhe hemorragjike të lëkurës përmes këtij Virusi. Ajo na sensibilizoi se cilat janë kremrat dhe te gjitha medikamentet e domosdoshme antivirale që duhet të aplikohen në fazën e parë për të evituar një ndryshim permanent të lëkurës edhe pse Covidi-19, mund të këtë kaluar prej shumë muajsh.

Në fund të konferencës pjesëmarrësve iu drejtua Kryetarja e Federatës se Mjekësisë Evropiane Dr.med.Aurora Dollenberg, e cila falënderoi në radhe të parë folësit që ndanë kohen e çmuar, të cilët vullnetarisht kontribuuan në ketë konferencë si dhe për të gjithë pjesëmarrësit aktivë dhe pasivë të cilët për 6 orë rresht kishin entuziazmin për të qenë pjesë e kësaj konference. Duke u uruar të gjithëve një shëndet të mirë dhe një ecuri të mirë në të gjitha shtetet prej nga u paraqiten mjekët e të gjitha fushave, u mbyll konferenca dhe u shpresua në një ritakim sa më të shpejtë në Kongresin internacional.