Kuriozitete
Këshilla si të përballoni temperaturat e larta
Sigurohuni që veshjet tuaja, të jenë të freskëta kryesisht me material pambuku
Stina e verës sapo ka nisur, por temperaturat e larta, kanë filluar të ndihen së tepërmi, jo vetëm kur ndodhemi jashtë shtëpisë, por dhe kur jemi brenda saj. Sigurisht, zgjidhja e parë, që na shkon nëpër mend, është kondicioneri ose ventilatori. Por, përpos tyre, ka dhe disa mënyra të tjera, shumë të thjeshta, sesi mund ta mbajmë ambientin e shtëpisë të freskët, por dhe veten tonë.
Këshilla e parë, është të mbajmë mbyllur grilat dhe dritaret. Duke shpresuar se do të fryjë erë nga jashtë, në shumicën e rasteve, secili prej nesh i mban ato hapur, por është tepër e rëndësishme të kuptojmë se duhet të bëjmë të kundërtën. Kjo pasi pjesa më e madhe e nxehtësisë vjen nga jashtë, kryesisht ato shtëpi të cilat janë të pozicionuara dhe preken më së shumti nga dielli, transmeton ‘Scan’.
Së dyti, duhet të konsumoni sa më shumë ujë, kryesisht ujë të ftohtë. Mund të mbani gjithmonë pranë vetes, një shishe me ujë të ftohtë, jo vetëm për ta pirë por dhe për tu freskuar më të herë pas here, përcjell albinfo.ch.
Së treti, mund t’ju këshillojmë të përdorni dritat LED. Llampat inkandeshente e harxhojnë të paktën 90% të energjisë së tyre në nxehtësi. Kështu zëvendësojini me llampat ekologjike LED, që përpos temperaturës, ulin edhe harxhimet tek fatura e energjisë elektrike.
Së katërti, mund t’ju këshillojmë që të reduktoni sa më shumë kohën e gatimit si dhe përdorimit të sobës së gatimit ose furrës, e cila gjatë kohës që është në përdorim, e ngroh së tepërmi ambientin. Në të tilla kushte, kufizojeni gatimin në nxehtësi duke zgjedhur produkte të freskëta dhe produkte të cilat nuk duan shumë kohë të gatuhen.
Së fundmi, mund të përmendim rëndësinë e rrobeve që ju vishni gjatë kohës që jeni në shtëpi. Sigurohuni që veshjet tuaja, të jenë të freskëta kryesisht me material pambuku.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?